Vuçiç në përvjetorin e sulmeve: E duam BE-në, por nuk e lëmë Rusinë
Kryeministri, Aleksandër Vuçiç, i ka kujtuar Bashkimit Europian se Serbia nuk do t'i harrojë kurrë sulmet e NATO-s dhe se pavarësisht që dëshiron të integrohet në institucionet europiane, nuk ka ndërmend të shkëpusë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën."Ne duam të futemi krenarë në Europë, por kjo nuk do të thotë që do të lejojmë ndokënd të dëmtojë marrëdhëniet tona të mira me Rusinë dhe miqtë e tjerë në lindje".Me rastin e 16 vjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë, që solli edhe largimin e trupave serbe nga Kosova, qeveria organizoi një tubim në Beograd, ku Kryeministri theksoi edhe një herë se vendi nuk ka ndërmend të afrohet me Aleancën e Atlantikut Verior, dhe se do të ruajë me fanatizëm neutralitetin.I rrethuar me fëmijë, por edhe nga gjeneralë të ushtrisë serbe, Vuçiç tha se Serbia nuk ka ndërmend të mbajë qendrime armiqësore ndaj atyre që shkatërruan Beogradin dhe qytete të tjera, sepse kjo ishte e vetmja mëyrë për të ecur përpara.Gjatë ditës së djeshme, përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Beograd është përkujtuar me djegie të flamurit të aleancës, atij të Kosovës, Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara nga ultranacionalisti serb, Vojislav Sheshelj, i cili refuzon të kthehet në Hagë, pasi u lirua për probleme shëndetësore disa muaj më parë.