Vjedhja e BSH, pranohet gjykimi shkurtuar për Bitrajn dhe Bruzinë
Gjykata e Tiranës pranon gjykim të shkurtuar për dy ish zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, të vënë nën akuzë për vjedhjen e 713 milionë lekëve. Kjo vepër penale parashikon dënimin me 20 vite burg dhe përfitojnë përgjysmim të denimit, duke përfituar 1/3 e dënimit.(Në foto: Ardian Bitraj në Gjykatë)Gjykata vendosi gjithashtu të vecojë çështjen në gjykim për Ardian Bitrajn, i cili prentedon se nuk ka lidhje me vjedhjen.Togat e zeza rrëzuan në këtë seancë kërkesën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë për gjykimin në një çështje të vetme të kthimit të shumës së vjedhur duke i kërkuar përfaqësueseve të bankës t’i drejtohet gjyktës Civile me nje padi të ndarë. Sipas saj , pranimi i kësaj padie do të cënonte procesin penal, duke e tejzgjatur atë.Nga 19 të pandehur 12 prej tyre kanë përfituar gjykim të shkurtuar ndërsa për 7 të tjerë gjykimi vazhdon.