“Western Balkans 6”, BE premton 180 mln euro për projektet konkrete

Bashkimi Europian do të ofrojë 180 milion euro për Ballkanin nëse qeveritë e tyre ofrojnë projekte konkrete në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore.Premtimi u dha nga Komisionieri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Ministrave të Transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Prishtinë.Gjatë takimit u konfirmua angazhimi ndaj procesit të nisur me Konferencën e Berlinit, që synon të prodhojë rezultate të prekshme nga procesi i integrimit evropian dhe i bashkëpunimit rajonal, duke filluar nga Samiti që do të mbahet në Vjenë, më 27 gusht 2015.Për këtë qëllim, Ministrat arritën marrëveshje mbi një rrjet që, deri në vitin 2030, do të lidhë kryeqytetet, qendrat ekonomike dhe portet kryesore të rajonit.Rrjeti përfshin autostradën Adriatiko-Joniane, që do të kalojë nga Shqipëria dhe do të shtrihet nga Kroacia deri në Greqi, portin e Durrësit, lidhjen hekurudhore të Shqipërisë me Malin e Zi, Korridorin 8, etj.Projektet e këtij rrjeti do të paraqiten në Samitin e Vjenës si projekte prioritare, financimi i të cilave do të sigurojë ndërlidhjen e rajonit dhe rritjen e tij ekonomike. Ndërlidhja është një element kyç i rivitalizimit të integrimit evropian të rajonit, të nisur me Konferencën e Berlinit.Shqipëria u përfaqësua Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.Ministri Bushati tha se sfidat me te cilat përballet arkitektura e sigurisë evropiane sot imponon një ndërlidhje më të madhe për rajonin tonë.“Vlerësoj ecurinë e bashkëpunimit rajonal dhe formate të tilla takimesh që kanë mundësuar një bashkëpunim më të mirë për Ballkanin. Ndërlidhja ka të bëjë me afrimin mes popujve dhe afërsinë gjeografike duhet ta përkthejë në një hapësirë të përbashkët zhvillimi. Sfidat me te cilat përballet arkitektura e sigurisë evropiane sot imponon një ndërlidhje më të madhe për rajonin tonë.Kriza financiare e zonës euro nuk është përdorur për të financuar projekte në jug dhe juglindje të Evropës. Krahas metodologjisë realiste të Komisionit Evropian për ndërlidhjen infrastrukturore të rajonit të Ballkanit Perëndimor, institucionet evropiane duhet të punojnë për një paketë zhvillimore të rajonit”.