Helikopteri i ri mjekësor, Beqaj u përgjigjet akuzave: Ja ku janë faktet

Njësisë së helikoperëve mjekësorë i shtohet helikopteri EC-135, i cili ka aparaturat më të mira mjekësore të transportit të pacientëve. Për këtë helikopter, opozita akuzoi më herët se Ministri Beqaj ka abuzuar me tenderin, por Ministri thotë se janë ku janë faktet dhe se ky helikopter është blerë 4 milion euro, 1.2 milion euro më pak se çmimi i tij normal.Tiranë- Në çdo ditë bëhen flutime të helikopterëve mjekësorë për shkak të urgjencave. Shqipërisë i shtohet tashmë një helikopter mjekësor i specializuar me të gjitha aparaturat për të transportuar një të sëmurë.Ministri i Shëndetësisë tha se ky helikopter është pjesë e investimeve në shërbimin kombëtar të urgjencës.Opozita e ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se ka abuzuar me tenderin e blerjes së këtij helikopteri, fakt ky i mohuar nga Ministri Beqaj.Njësia e helikopterëve kërkon investim për shkak edhe të nevojave më të larta të popullatës.Helikopteri i tipit EC-135 i prodhuar nga kompania Airbus Helicopters, përmban të gjitha paisjet mjekësore të urgjencës dhe është blerë nga qeveria shqiptare 4 milionë euro, që sipas Ministrisë është 1.2 milion euro më pak se çmimi normal.