Moratoriumi i gjuetisë, ekspertët e mjedisit kërkojnë të shtyhet

Ekspertët mjedisorë bien një një mendje, kur e cilësojnë Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë si shembullin e sukseshëm që pas aplikimit të moratoriumit të gjuetisë.Pelikani kaçurrel, shpendi që ka qenë i paktë në numër e që i ka munguar për vite natyrës shqiptare, për vitin 2014 dhe 2015 ka ardhur duke u shumuar.Sipas Përfaqësuesit të Drejtorisë së Biodiversitetit, Ermal Halimi, Ministria e Mjedisit po e konsideron shtyrjen edhe më tej moratoriumin e gjuetisë , duke ndjekur logjikën e kryeministrit Rama.Në konferencën për shtyp për Moratoriumin e Gjuetisë, organizuar nga Shoqata e ruajtjes dhe e mbrojtjes së mjedisit natyror në Shqipëri, ekspertët mjedisorë kanë shtuar se moratoriumi në një vit nuk e ka zhdukur gjuetinë ilegale, por se lufta ndaj tij është e dukshme.