Banorët e Sektor-Semanit: Përdorim shiun për ujë; Komuna: Se paguajnë

Në fshatin me 1400 banorë të Sektor-Seman të komunës Seman Topojë të Fierit, në disa lagje mungon uji i pijshëm. Banorët thonë se nga ndërprerjet, edhe pagesat janë jo të rregullta.Fier- Ndërhyrja në rrjet ka penalizuar dhjetëra familje në Sektor-Seman të Fierit. Në disa prej lagjeve uji mund të mungojë me muaj të tërë, çka ka detyruar banorët të përdorin ujin e pusit, apo të shiut në raste reshjesh.Ndonëse depoja kryesore që furnizon me ujë është afër fshatit, linjat e shpërndarjes nëpër banesa ekzistojnë, por uji ose nuk vjen fare, ose vetëm sa lag rubinetin.Problem është edhe stina e verës, ndërkohë që mungesa e ujit shoqërohet dhe me mospagim të rregullt të faturave.Zyrtarë të komunës Seman Topojë, shpjegojnë se problem mbetet stina e nxehtë e verës, ndërkohë që në disa familje mungon uji, pasi u është prerë se nuk e paguajnë.Në Sektor-Seman të Fierit jetojnë rreth 1400 banorë.