Celula e Shtetit Islamik, ja video-propaganda që u gjet në banesat e të arrestuarve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2015, 12:06
Në banesat e dy të arrestuarve në Itali si pjesë e kësaj celule xhihadiste policia italiane ka sekuestruar disa materiale filmike, që përdorej si propagandë për të rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik.Video nis me disa militantë të IS që grisin pasaporta të shtetësive të ndryshme, për të treguar që ata i binden vetëm Kalifatit, apo Shtetit Islamik.Video vijon me stërvitjen e disa të miturve, që nuk dihet vendi se ku realizohen, por pamjet tregojnë se janë fëmijë që stërviten dhe mësohen sesi të luftojnë.Në fund shihen edhe luftëtarë të tjerë të Shtetit Islamik që kryejnë stërvitje më të vështira.