Shkodër, antikontrabanda kap cigaren. Tregtarët: Grabitje ditën për diell
Mëngjesin e së mërkurës, njësia antikontrabandës në bashkëpunim me drejtorinë e doganave Shkoder dhe policinë e shtetit, e nisën me një aksion blic në lagjen “Rus” të këtij qyteti.Fokus i këtij aksioni ishin tregtarët ambulantë të duhanit, të cilët u përballen me sekuestro të mallit.Rreth 50 tregtarë të pozicionuar në të dy krahët e rrugës, aty ku prej vitesh tregtojnë duhanin e kultivuar në tokat e tyre, sot nuk arritën të ushtrojnë aktivitetin e përditshëm, pasi këto njësi u morën të gjithë sasinë e mallit, që shkon në mbi 300 kg.Vetë tregtarët këtë aksion e quajnë një grabitje që u bëhet në mes të ditës, duke akuzuar qeverinë se në vend që të mbështesë këto fermerë, po i fundos edhe më shume duke u hequr ato pak të ardhura që mbajnë familjet.Kërkesë kryesore e njësisë së task-forcës ka qenë dokumentacioni për mallin e tregtuar dhe origjina e tij, gjë për të cilën fermerët nuk i janë përgjigjur, pasi e gjithë sasia e mallit që ato disponojnë është nga tokat e tyre bujqësore.Shkodra rënditet një nga qarqet me numrin më të madh të familjeve kultivuese të duhanit, kryesisht në Postribë dhe Shelqet.Disa herë këta fermerë janë ankuar për mungesë tregu dhe malli u qëndron prej vitesh stok, duke mos gjetur mënyrë tjetër shitje vetëm me pakicë, sa për të siguruar pak të ardhura për familjen.Me këto aksione, edhe ky burim të ardhurash mbyllet për këto familje, ndërsa vetë tregtarët akuzojnë se shteti i pafuqishëm për të ndalur kontrabandën në dogana, i sulmon këta të fundit në të gjithë format.