Muzikë klasike në treg për të promovuar Festivalin e Operas në Jeruzalem
Nuk është shumë e zakonshme, dhe as për blerësit e Izraelit të bëjnë pazar nën tingujt e arieve më të famshme botërore, interpretuar nga solistë profesionalë të operas.Veshur mo kotume të posaçme dhe me zërin e plotë, artistët performuan opera të ndryshme, pëfshirë "Martesa e Figaros" e Moxartit, në zemër të 'Mahane Yehuda', një treg shumë popullor dhe i tejmbushur me njerëz që blejnë ushqime nga njëra anë dhe shitës që bërtasin për të tërhequr klientë nga ana tjetër.Por shumë shpejt ata lanë pankinat e ushqimeve dhe u grumbulluan rreth këngëtarëve operistikë, duke shijuar iniciativën e pazakontë."Nuk e kuptoj për çfarë bëhet fjalë, por të vendosesh këtë muzikë pikërisht këtu, në treg, krijon një situatë kontraversale të bukur. Më pëlqen vërtetë", shprehet banorja Danielle Dinka.Shfaqja u mbajt për të promovuar Festivalin e Operas në Jeruzalem, i planifikuar për në qershor të këtij viti."Ideja është kjo. Ne jemi thuajse tre muaj para Festivalit të Operas dhe kemi zgjedhur një treg për të performuar jo rastësisht. Ne duam të japim mesazhin se muzika operistike është për të gjithë, është një art që gjithkush mund ta shijojë.Dhe kjo u vërtetua pasi të gjithë thuajse u hipnotizuan menjëherë sapo këngëtarët nisën të përformojnë", u shpreh Drejtori artistik i Operas së Izraelit, Michael Eisenstadt.Dhe si për të respektuar diversitetin brenda turmës, artistët kënduan edhe këngë popullore izraelite si 'Jerusalem of Gold "."Njerëzit janë vërtetë të befasuar kur shohin në mes të ditës dhe në mes të tregut soprano , mezosoprano dhe tenorë të këndojnë. Është vërtetë shumë e bukur", thotë Rivka Falk.Festivali i Operas do të sjellë shumë shumë surpriza në qershor dhe do të mbahet në pjesën e vjetër të qytetit të Jeruzalemit.