Proçesi i dekriminalizimit, Salianji studentëve të Shkodrës: Duhet vullnet
Dekriminalizimi është beteja më e madhe aktuale politike dhe si e tillë ka një përplasje mes dy botëve, asaj të inkriminuar dhe asaj që nuk është e inkriminuar.Këtë deklaratë lëshoi anëtari i Kryesisë së PD-së njëherësh edhe drejtues i Departamentit të të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore pranë selisë blu Ervin Salianji.Salianji u shpreh se është pikërisht dekriminalizimi ai që bën dallimin mes profesionistëve dhe jo profesionistëve.Sipas tij, dekriminalizimi kërkon mbështetjen e gjithanshme që në krye të punëve të jenë persona profesionistë dhe të pastër, prandaj ka një lufte të madhe kundër këtij procesi të rendesishëm.Salianji ishte i pranishëm në Universitetin e Shkodrës në një takim me studentët e gazetarisë së Universitetit “Luigj Gurakuqi”.