Detroit, 2 fëmijë gjenden të vdekur në frigorifer, arrestohet nëna e tyre

Trupat e një djali 11 vjeçar dhe një vajze 14 vjeçare janë gjetur të vdekur në një frigorifer në një apartament të Detroit në SHBA.Policia amerikane ka ndaluar nënën e tyre, ndërsa dy fëmijët e tjerë të gruas janë marrë në mbrojtje policore.Sipas informacioneve të para, një punonjës i gjykatës i cili po zbatonte një urdhër për lirimin e banesës, zbuloi trupat e dy fëmijëve që ishin mbështjellë me të njëjtën qese plastike.Ai njoftoi menjëherë policinë e cila arriti të arrestonte gruan në një tjetër ndërtesë.Nuk dihet ende se si gruaja ka kryer këtë krim makabër.Ndërkohë policia gjeti dy fëmijët e tjerë të saj 11 dhe 17 në shtëpinë e një fqinji.Sipas shefit të policisë së Detroit hetimet e para tregojnë se trupat e 2 fëmijëve duhet të kenë qendruar për shumë kohë në frigorifer.Fqinjët kanë rrëfyer se 36 vjecarja kishte shumë probleme me qeranë dhe se nuk i kishin parë dy fëmijët e gruas prej gati një viti.