Traditat e Klinës, Lezha promovon produktet dhe zakonet e qytetit kosovar

Tradita dhe Kultura e Klinës në Kosovë janë prezantuar në Lezhë, në ditën kushtuar qytetit të Kosovës.Të shoqeruar nga kryebashkiaku Tushaj, mysafirët u ndalën tek panairi i çelur ne sheshin qëndror të Lezhës, me produkte artizanale dhe tradicionale të Klinës.Në një konferencë të përbashkët për shtyp, krerët e njesive vendore u ndalën tek perpjekja për zhdukjen e kufijve.Në vijim te aktiviteteve, në Galërinë e Arteve në Lezhë është çelur ekspozita e piktorit Idriz Berisha, ndërsa është promovuar edhe libri i shkrimtarit Hajdin Morina.Aktvitetet e Ditës së Klinës në Lezhë janë mbyllur me një koncert festiv, i cili ishte përgatitur nën kujdesin e veçantë të Drejtorit të Pallatit të Kulturës në Lezhë, artistit Mark Gjoka.