Burreli pa investime, lagjia “Partizani” nën pushtetin e gropave prej vitesh
Në Burrel, infrastruktura është një problem i përhershëm për qytetin verior. Sa herë nisin reshjet, rrugët e një lagjeje shumë pranë qendrës, mbushen me pellgje me ujë për shkak të gropave të mëdha, përgjatë gjithë gjatësisë së saj.Lagjia "Partizani" në qytetin e Burrelit, vazhdon të vuajë nga mungesa e infrastrukturës. Problem i përhershëm mbeten gropat e mëdha dhe pellgjet e ujit të cilat krijohen sapo nisin reshjet.Qytetarët tregojnë se prej vitesh nuk është kryer asnjë investim, ndërsa premtimet për rehabilitimin e rrugës vinë gjithnjë në prag të fushatave elektorale.Zgjidhja e problemit vazhdon të premtohet nga kryetarja e Bashkisë Burrel, Adelina Farrici, e cila thekson se shumë shpejt pritet inplementimi i një projekti rikonstruksioni në lagjen "Partizani".Deri në mbajtjen e premtimit të pushtetarëve lokalë qytetarët do të vazhdojnë të përballen me vështërsitë që krijon mungesa e infrastrukturës në qendër të qytetit të Burrelit.