I mohohet KEMP-i i shkollimit, familjarët e 16-vjeçarit: 8 muaj që sorollatemi
Në një fshat të komunës Lekas në Korçë, familja e një 16-vjeçari me aftësi të kufizuar, akuzon Komunën se nuk i jep KEMP-in e shkollimit adoleshentit që ndjek mësimin në Korçë. Sipas Shërbimit Social Korçë, adoleshenti përfiton dyfish të KEMP-it bazë nëse ndjek arsimin e mesëm dhe trefish për atë të lartë.Korçë- 16-vjeçarit, Sade Ibro, banues në fshatin Marjan të komunës Lekas, i është mohuar e drejta për dhënien e KEMP-it të shkollimit.Ai është diagnostikuar prej vitesh me një sëmundje zemre dhe është skeduar si person me aftësi të kufizuar.Sipas babait të 16-vjeçarit, dhënia e KEMP-it për shkollim prej rreth një viti është penguar nga një nepunës i komunës Lekas.Fuat Mullanji: “ Unë kam një fëmijë 16 vjeç dhe vuan nga një sëmundje e rëndë në zemër, me vrimë në zemër, është invalid në grup të dytë merr një KEMP. Plot 8 muaj që po vi vërdallë në zyrat e shtetit dhe nuk gjej rrugëzgjidhje. Të gjithë më thonë që ke të drejtë dhe asnjë rrugëzgjidhje nuk kam deri tani. Kjo pengesë vjen pasi punonjësi i komunës së Lekasit e mbështet sikur nuk ka ligj për këtë pagë ku mund të bazohet”.Drejtoresha e Komisionit të Caktimit të Aftësise për Punë në Korçë, Marjana Jorgji, personat me aftësi të kufizuar nëse ndjekin arsimin e mesëm apo të lartë përveç KEMP-it bazë, ndihma ekonomike që marrin dyfishohet apo trefishohet, ndaj edhe Sade Ibro, duhet të përfitojë sipas ligjit.Marjana Jorgji: “ Nëqoftëse Komisioni Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë e trajton këtë nxënës me 99 mijë lekë, atëherë përderisa ai ndjek shkollën e mesme dhe këtë e vërteton mbi bazë të vërtetimit shkollor që e paraqet tek administratori shoqëror, administratori shoqëror është i detyruar të bëjë pagesën dyfish të tij”.I kontaktuar me telefon nëpunësi i komunës Lekas, Celnik Zenellari, shpjegon se në tavolinën e tij nuk ndodhet një ligj i posaçëm për përfitimin e një ndihme ekonomike veç KEMP-it nga personat me aftësi të kufizuar, ndaj pretendimet e familjes së 16-vjeçarit sipas tij nuk qëndrojnë.