“Western Balkans 6”, Rama: Fillojmë projektimin e autostradës së kaltër

Autostrada e kalter, apo Autostrada Bregdetare Adratik-Jon, pritet të jetë në fokus të diskutimeve të takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm dhe Infrastrukturës të rajonit që po mbahet sot në Prishtinë.Kryeministri Rama përmes fb, bën me dije se sot nis projektimi i autostradës.“Fruti i pare i Konferences se Berlinit fillojme projektimin e autostrades se kalter qe do lidhe bregdetin e Kroacise Malit te Zi Shqiperise!”Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor “Ëestern Balkans 6”, ku merr pjesë edhe Johannes Hahn, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit, pason atë të Berlinit, të organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.