Kosovë, vritet polici, hetues për krime ekonomike e korrupsion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2015, 09:14
Vritet një efektiv policie në Kosovë.Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:00 të mëngjesit në një lagjie të Prishtinës, ndërsa viktima është 61 vjeçari, Shemsi Gashi, me detyrë oficer hetues për krime ekonomike e korrupsion.Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes dhe identifikimin e autorëve.Burime të Indeksonline, bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e policit të Krimeve të Rënda Ekonomike, Shemsi Gashi.Burime të njejta bëjnë me dije se i arrestuari i parë është Rifat Gashi.Po ashtu, Indeksonline, mëson se vrasja ka ndodhur për probleme pronësie.