Këshilli i hap rrugë arrestimit të 2 deputetëve, Mark Frroku e Tom Doshi. "Durim Bamin e kërcënuan. Nëse do fliste do i vrisnin fëmijët"

Këshilli i Mandateve miratoi mbrëmjen e 25 marsit 2015, kërkesën e prokurorisë për autorizim për arrestimin e dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.Raporti i Këshillit do të votohet në seancën e sotme parlamentare.Ndërkaq deputeti shkodran Tom Doshi, rrëfeu fakte të reja mbi skenarin e tentativës së vrasjes së tij, pas të cilës, ai vazhdon të jetë i bindur se  urdhëruesi dhe paguesi është kryetari i Parlamentit Ilir Meta.Deputeti tha se Durim Bami, është kërcënuar me jetën e fëmijëve nëse nuk ndryshonte dëshminë. Doshi tha se për këtë cështje prokuroria ka në dorë videon e përgjimeve me vendim gjykate.Mark Frroku nuk ishte i pranishëm në mbledhje.Rrefimi ne Keshillin e MandateveKëtë herë rrëfimin e bëri para Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, i mbledhur pasditen e 25 marsit 2015, për të disktuar nëse do i jepet autorizimi Prokurorisë për të kërkuar arrestimin e deputetëve Tom Doshit dhe Mark Frrokut.Ai tha se "vrasësi i penduar" Durim Bami kishte ndryshuar deklaratë pasi ishte kërcënuar me jetën e fëmijëve dhe se gjithcka ishte e filmuar. Madje një efektiv i forcave speciale kishte shkuar dhe e kishte kërcënuar. Për këtë Doshi këmbënguli se kishte videon të cilën Këshilli duhej ta shikonte para se të merrte një vendim.Tom Doshi u mbrojt para këshillit edhe nga dy avokatë, Vladimir Meçe dhe Ferid Muçaj të cilët deklaruan se kërkesa e arrestimit kishte prapavijë politike.Fillimisht Doshi i kërkoi Prokurorit të Krimeve të Rënda Adnan Xholi të tërhiqte kërkesën e arrestimit nëse nuk donte të publikonte videon ku ishte kjo provë.Mbledhja e Këshillit të Mandateve e nisur në orën 18:00 e shoqëruar me debate u mbyll në 23:30, të 25 marsit 2015, me vendimin për të mos u pranuar prova të reja. Pas më shumë se 1:30 minutash debat me dyer të mbyllura, dhe pavarësisht këmbënguljes së demokratëve për administrimin e kësaj prove deputetët e majtë në këshill e rrëzuan kërkesën.Çka do të thotë se as videoja për të cilën Doshi deklaroi se vërtetonte se Durim Bami ishte kërcënuar nuk do të merrej si provë, por do i lihej drejtësisë.Pjese nga debati ne Keshillin e MandateveArben Ristani (PD): Ju thoni që është filmuar biseda me Bamin, kur ai shpreh pamundësinë e tij për të thënë të vertetën sepse ndihet i kërcënuar. Në ç' kushte proceduriale është zhvilluar?Tom Doshi: Me kërkesën time, në prani të 4 prokurorëve mes tyre dhe të atij që kemi përballë.  Në një nga zyrat që disponojnë këta. Është bërë përgjimi ambiental me kamera, unë kam vënë edhe aparaturën në trup. Eshte bërë me vendim gjyqësor.Kam takuar Durim Bamin dhe i kam thënë thuaj të vërtetën. Ai në një moment më tha që  nuk mund të flas. (Foto 1)[caption id="attachment_484231" align="alignnone" width="640"]tom doshi Foto 1: Tom Doshi tregon me veprime, shenjat qe i ka bere Durim Bami qe s'mund te fliste, 25 mars 2015[/caption]Pse i thashë?Ai bëri me dorë që ka një djalë të vogël. Gjestet i bën sikur ka në krah një fëmijë të vogël (Foto 2)[caption id="attachment_484224" align="alignnone" width="640"]doshi Foto 2 : Tom Doshi tregon me gjeste, cfare i kishte thene Durim Bami[/caption]Thashë unë si është puna? Ai ma bëri me dorë për fëmijët . (Me gjeste tregon për një fëmijë më të rritur.Unë i thashë po ça ka?Ma bëri me duar prapë, që ka ardh një polic i Forcave Speciale me kapuç (Foto 3)[caption id="attachment_484225" align="alignnone" width="640"]doshi 1 Foto 3: Tom Doshi tregon me gjeste si Durim Bami i kishte treguar me gjeste se nje efektiv me kapuc i kishte shkuar ne qeli, 25 mars 2015[/caption]I kemi parë bashkë me prokurorin, edhe regjistrimin edhe transkriptin që është bërë.Bami më thotë: Burrat e huaj janë atje, te vendi që as unë nuk e di, pra adresën ku e kishte tezja e gruas se vet.Unë u çova në këmbë dhe i thashë të të çojmë në spital të burgut? Jo tha se aty ka ilaçe, jam më në rrezik nese me çon në spital.Kur foli për fëmijët i dolen lot, e kemi pare edhe me prokurorë, madje një prokurore që ishte aty i shkuan edhe asaj lot sepse i erdhi keq. Unë i thashë që këto i bën vetëm organizata e ISIS me të vra fëmijët.Këtë bisedë e di dhe prokurori spo ja kërkoj ta bënte publike.Kur unë u çova në këmbë më tha: Ti e di o burr në çfarë kushtesh jam une dhe nuk mund të flas. E di çfarë me kane vënë edhe te X5. Pra i kishin vënë 560 gr trital. Pra në kushte që do vrasin atë  dhe fëmijët, atëhere si do ta pranonte? Tani ai vjen me paturpësinë më të madhe dhe më akuzon mua për kallëzim të rremë. (Shikoni videon)Tom Doshi: Durim Bamin e kercenuan se do i vrasin femijetTom Doshi: Shikoni videon me pas s'ka gje  firmosni arrestimin tim Sipas deputetit Durim Bamin dhe Tonin kanë dashur ti eliminonin pasi ai mësoi për skenarin"Ta shohin kush është e vërteta, pse Durim Bami është kërcënuar me jetën e fëmijëve e  jetën e vet. Pse donin ta eliminonin më 15 shkurt. Pse Tonin e Kombinatit donin ta vrisnin më 1 shtator. Këta ishin dëshmitarë kyçë. Kur e mësova unë këta duhej të zhdukeshin.Si shkon polici i RENEA-s tek dhomat e izolimit dhe i jep adresën se ku ndodhen.  Shikoni videon me pas s'ka gje  firmosni arrestimin ti " tha ai.Tom Doshi:   E gjithë kjo vjen erë të keqeDoshi: Personi që ka marrë porosinë është Toni, Saimir me thoshte që Toni është në kërkim. Ndërkohë që Toni ishte larguar dy herë. Ndërsa herën e fundit na doli që Toni nuk  ishte në kërkim. E gjithë kjo vjen erë të keqe. Këtu janë të implikuar të gjithë për të mos zbardhur krimin, bashkë me prokurorin, që kam përballë i cili vjen e thotë se kam bërë kallëzim të rremë para tij. Bjer videon këtu ( i drejtohet prokurorit) dhe të shohim cfarë kallëzim të rremë kam bërë. Më ke akuzuar që kam bërë kallëzim të rremë. Ajo është prova më e rëndësishme, që durim Bami është kërcënuar me jetën e fëmijëve."S'kam pasur mbrojtje fizike, mashtrojne"Ristani: Braho ka thënë që ju keni qenë në mbrojtje fizike dhe ka kërkuar që mbrojtja të vazhdojëDoshi: Nuk është e vërtetë. Janë mashtrim të të gjithëve, që nga Meta, Braho, Prokurori. Pra kanë mashtruar opinionin sepse nuk kanë dashur ta zbardhin këtë çështje.Bami nuk pranoi te shkonte ne spital: Me vrasinTom Doshi: Dëshmitari është kërcënuar me fëmijët. I  kanë thënë po fole fëmijët i ke në filan vend. E di mirë ai prokurori aty se ka parë videon.Ai prokurori atje e di shumë mirë se e kemi pa bashkë videon dhe transkriptimin dhe ai vjen sot e më akuzon mua për çështje të rreme. Kjo është e vërteta. I thashë Durim Bamit që në këto kushte të çojmë në spital, jo tha se atje ka ilaçe, më vrasin..…pra kjo është një turp i madh i prokurorisë dhe i këtyre përfaqësueve këtu. S’është marrë asnjë tabulat, bërë asnjë hetim por është vepru me shpejt për të mbyll çështjen.Tom Doshi: S'kam pse  te sajoj  "Prokurorët kanë manipuluar cështjen"Tom Doshi: "Nuk kam pse bëj sajesë. Megjithë ato prova që kam, Durim Bami do tu merrte si dëshmitar jo si vrasës. Durim Bami takoi ministrin, më takoi mua. Dhe kur i thonë që ke 30 vjet burg apo do të të vrasim fëmijët normalisht që do të ndryshojë, por tek ajo videoja tregohet e gjitha. Pra ju keni mundësinë ta zbardhni. Pasi ta shikoni videon ti thoni shqiptarëve se cfarë bëhet me prokurorinë, shtetin qeverinë. Pasi të keni parë videon, atëherë nuk e dimë kush do akuzohet unë apo, prokurorët që kanë manipuluar cështjen."Doshi: Llalla i perzier në këtë vrasjeXhafaj ( PS-se)-Doshit: Duke iu referuar raportit të prokurorisë, në faqen 4 në pikën 2.2/7 theksohet ndër të tjera se në asnjë rast nuk është pranuar bashkëpunimi me organet e prokurorisë dhe policinë dhe nuk ka pranuar të bëjë deklarimit. Përse nuk ndoqi rrugën ligjore? Pse e cmuat të nevojshme të regjistroni këtë person që quhet Durim Bami, kur këtë kallëzim ta administronte ai që e ka në përgjegjësi, organi i drejtësisë?Doshi: Unë e takova prokurorin, me ka thënë më lerë 3-4 ditë kohë që të merrem me këtë cështje. Prokurori ishte vetë që ishte i përzier në këtë vrasje dhe unë e humba besimin. Kjo është lufta mes meje dhe prokrurorit. Ai thotë sot, që kam bërë kallëzim të rremë. Zoti Xhafa, këtë regjistrim e bëra sepse nuk kisha besim te prokuroria.Ju bjerni pamjet filmike këtu dhe më pas e shohim kërkesën që kanë bërë prokurorët.Tom Doshi i drejtohet prokurorit: Ti kë falsifikuar cdo gjë  dhe për këtë do mbash përgjegjësi penaleKastriot Islami-Doshit: Cilat janë motivet e këtyre ngjarjeve?Doshi: Kush merret me Metën nuk ka jetëgjatësiTërhiqni kërkesën për arrestimin, ndryshe do u tregoj shqiptarëve çfarë është bërë në ballafaqimin tim me BaminDoshi akuzon prokurorine per manipulim provash dhe i kërkon prokurorisë t'i paraqesë provat para keshillit, por prokurori deklaron se janë sekrete hetimore.Tom Doshi: Sipas teje ti e ke mbyllur procesin hetimor, pasi më ke prurë kërkesën për dëshmi të rremë për kallzim të rreme dhe për kërcënim. Unë kallëzim nuk kam bërë sepse e di shumë mirë, dëshmi të rremë nuk kam berë sepse këto ditë kemi ndenjë bashkë 7-8 orë në ditë dhe dëshmi prap nuk kam bërë. Unë kam kërkuar ballafaqim me Durim Bamin, e din shumë mirë se çfarë është thënë. Nëse  ti nuk do të bëhet publike tërhiq kërkesën nëse nuk e ke problem unë do ti sqaroj shqiptarët se cfarë është thënë në atë ballafaqim.Doshi: Provat do ti sillni këtu ti shikojë edhe këshilli për të parë nëse duhet të shkojë në seancë apo jo kërkesa juajProkuoria: Provat dhe dyshimet i kemi të përmbledhura në relacionin e dërguar Kuvendit. Aty ka edhe të dhëna sekreteDoshi: Cdo provë aty e keni manipuluarProkuroria: Aktet e hetimit nuk duhet të bëhen ende publike sepse ka sekreteDoshi: Tërhiq kërkesën nese e ke berë për efekt hetimor, ose do flasProkuroria: Nuk e tërheqimVangjel Dule: Zoti Doshi jeni njohur me kërkesënArben Ristani: Zoti Prokuror, procedurat nuk jane sekrete hetimoreEduard Halimi: Kërkesa të bëhet transparenteEduard Halimi: Për të sqaruar organin e akuzës por edhe qytetarët, duhet të bëj të qarte se nga ana formale ne si deputetë të opozitës jemi shprehur dhe do shprehemi në favor të cdo kërkesë që do vijë nga prokuroria lidhur me hetimin. Por edhe përsa i përket thelbit të kerkesës ne duhet ta bëjmë transparente se cila është e vërteta e kësaj ngjarje.Ora 19:44 Avokatët e Doshit: Kërkesa e Prokurorisë me prapavijë politikeAvokati i Doshit, Ferid Muçaj: Më datën 13.3 2015 është bërë një përgjim ambiental mes Tom Doshit dhe Durim Bamit, ky përgjim është bërë me kamera dhe audio.  Durim Bami thotë se ndryshimin e deklarimeve të tij e ka bërë nga presionet e njerëzve të shtetit.Kam privilegjin të mbroj Tom Doshin nga akuzat e padrejta që i bëhen nga prokuroria. Ju parashtroj se: Dërgimi në Kuvend nga Prokurori vetëm i një kërkese pa shoqëruar me prova përkatëse për ti dhënë autorizim për arrestim është në kundërshtim me rregulloren e kuvendit.  A mundet që prokuroria vetëm me kërkesën për arrestim, pa  prova mund të cojë në gjykatë? Kurrë pa u shoqëruar me provaAvokati i Doshit, Vladimir Meçe:  Tom Doshit i janë shkelur të drejtat kushtetueseDuke iu kthyer rastit të deputetit Doshi ndodhemi përpara një kërkesë të nxituar të prokurorit e cila duhet të konsiderohet si arbitrare. Deputetit i janë mohuar të drejtat bazike. Kontrolli i banesës nuk ka baza të rregullta dhe të sinqerta. Kërkesa nuk lidhet me nje veper kriminale. Ka arsye për të dyshuar për një prapavijë politike të kësaj kërkese. Në realcion argumentohet se: Krahas rrezikshmërisë shoqërore hetimi i këtij rasti ka veprim specific edhe për imazhin e institucioneve përballë institucioneve ndërkombëtare.Ora 20:40 Tom Doshi: Mark Frroku me tha për ngjarjen, më 30 gusht Rama e ka besuarTom Doshi: Nuk kam bërë sajesë. Në gusht 2014 ka ardhur Mark Frroku që me ka informuar për këtë rast. Kam bërë një takim me Durim Bamin. Më 30 gusht kam takuar kryeministrin. Ja kam sqaruar dhe më ka thënë: “Tom të ka rujt zoti për baimrësinë që ke bërë” dhe më ka thënë: Për ate e la Ilir Meta parlametin atë ditë dhe që ju shkuat te "Il Gusto". Pra bindja e Edi Ramës ishte që është e vërtetë.Më datën 6 shtator kam takuar Ramën dhe Tahirin në Durrës. Tahiri ka takuar Durim Bamin te shtëpia ime në Durrës. Ja ka shpjeguar të gjitha siç janë në video dhe siç mi ka shpjeguar mua. Pas 2-3 ditësh Bami ka shkuar në ministrinë e Brendshme pa prezencën timeOra 19:00 Nis mbledhja drejtohet nga Vangjel DuleParalajmerimi i DoshitNë orën 18: 00 Në kryesine e Kuvendit ka mbërritur deputeti Tom DoshiDëgjesat e Këshillit me deputetët Doshi dhe Frroku priten me interes, pas edhe paralajmërimit të një dite më parë të Tom Doshit se sot do të lëshojë “bombën” e radhës.Përmes një postimi në fb, Doshi tha se nëse gjëndja shëndetësore do të jetë në favor të tij, pasi ky ishte dhe shkaku pse u shty vendimi të hënën, ai do të do të bëjë publike një fakt rrënqethës.Sipas Doshit ky fakt do të qartësojë hetimet që janë bërë dhe si jane manipuluar deshmitaret kyç në këtë histori.Doshi thekson se, prokuroria kërkon të shpëtojë Ilir Meten nga dalja e filmimeve te aeroportit te Hanoverit, ku Spartak Braho takoi vëllain e Fatjon Skënderaj, fakt ky që sipas Doshit që do nxirrte zbuluar manipulimin që i bënë ata ketij deshmitari.Ndërsa nga ana tjetër Doshi, atakon Prokurorin e Përgjithshëm, që sipas tij po mundohet të shpëtojë veten, pasi ai ka pasur dijeni për eleminimin e tij fizik por nuk beri asgjë për 6 muaj rresht./Lajmi i publikuar pasditen e 25 marsit u perditesua mëngjesin e 26 marsit 2015/Oranews.tv