Dixhitalizimi, Harito: Ja si do proçedohet dhe çfarë përfitojnë qytetarët

Pas vonesave dhe debateve të forta procesi i dixhitalizimit tashmë ka hyrë në rrugën e tij ligjore.Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito e ftuar nëOra News ka hedhur dritë mbi fazat e procesit, të cilin e konsideroi jo të lehtë.Harito: “ Ne apeluam, sepse siç e thashë do të kishim dëshuiruar një proces më të drejtë, ndoshta dhe më pak të kushtueshëm i cili do të na çonte në dhjetor-janar. Dhe në këtë moment u tërhoqëm nga apeli për shkak të afateve”.Lidhur mbi koston e lartë të dixhitalizimit, e cila kap shifrën e 21 milon eurove, Harito thekson se kjo shifër mund të jetë më e ulët për shkak të ndryshimeve tenkonologjike, teksa shtoi se transmetimet numerike mund të kenë pasoje edhe në vendet fqinje.Harito: “Është e vërtetë që tekonoligjia, me kalimin e kohës çmimet ulen. Por është shumë e vërtetë për publikun e gjerë, pra gjatë kësaj periudhës deri në kalimin e kredisë në parlament, kompania ka 6 muaj për të mbuluar po aq sa RTSH mbulon sot. Në rast se transmetimet analoge dëmtojnë fqinjët, në këtë rast do të duhet të ulet fuqia e transmetimit, ose të ndërpritet komunikimi analog”.Frekuencat dixhitale në Shqipëri do të jenë 7, ku 2 do ti takojnë Televizionit Publik, ndërsa 5 të tjera operatorëve privat dhe sipas Ministres publiku do ti shohë pa pagesë ato.Po cilat do të jenë përfitimet e shqiptarëve?Harito: “ Nga smartphoni i cilitdo në Tropojë, në Kukës, në Përmet, do mund të marrësh shërbimet publike, liçencat..”