Celula xhihadiste, në Kavajë arrestohet Alban Elezi. Në Torino, nipi i tij dhe një italian
Autoritetet italine kanë shkatërruar një celulë të islamikëve ekstremistë e ngarkuar me rekrutimin e luftëtarëve për të luftuar në Siri.Celula vepronte midis Italisë dhe Ballkanit dhe në pranga ranë 3 persona dy prej të cilëve janë shqiptarë, Alban Elezi, dhe nipi i i tij. Shtetasi tjetër është italian me origjinë marokene, rreth të njëzetave.Arrestimet u kryen mëngjesin e sotëm në provincën e Torinos, Itali por dhe në Kavajë të Shqipërisë.Vetëm 3 javë më parë, Prokurori i Breshias Luigi Maria Dell'Osso, i cili ka urdhëruar edhe arrestet, paralajmëroi se në Shqipëri janë zbuluar qendra stërvitjeje dhe propagande, si dhe qindra militantë, disa prej të cilëve janë në kontakt të vazhdueshëm me personazhe që lëvzin në Itali, veçanërisht në zonën e Breshias.Arrestimi në Kavajë i Alban ElezitPak pasi media italiane bëri publike lajmin e operacionit kundër celulës xhihadiste policia e shtetit shqiptar informoi se personi i arrestuar për llogari të këtij hetimi ishte Alban Elezi, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë.Arrestimi ishte kryer në orët e para të mëngjesit të 25 marsit, në Kavajë nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë.Ndaj tij u ekzekutua Urdhëri i kërkimit Ndërkombëtar."Arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia/Itali në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale "Akte Terroriste" parashikuar nga neni 270 quarter të K.Penal Italian." thuhet në njoftimin e policisëKush ishin detyrat e te arrestuarve Xhaxhai e nip kishin detyrë të rekrutonin simpatizantë ismalistë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit për ti dërguar më pas të bashkohen në radhët e Shtetit Islamik.Ndërkohë marokeni akuzohet për nxitje të terrorizmit në rrjetet sociale. Ai akuzohet se ka hartuar një dokument propagandistik prej 64 faqesh për Shtetin Islamik, të cilin e ka publikuar së fundmi në internet.(Video: Momenti i arrestimit të marokenit)Lidhjet telefonike permes rrjeteve socialeTë tre të arrestuarit ishin në kontakte telefonike dhe përmes rrjeteve sociale, me një prej italianëve më të famshëm që i janë bashkuar Shtetit Islamik, Anas El-Abubi, që momentalisht mendohet se gjendet në Siri.Sipas hetimeve rezulton që Anas kishte mbërritur edhe në Shqipëri para se të nisej për në Siri në vitin 2013.[caption id="attachment_484006" align="aligncenter" width="593"]
Në foto: Anas El-Abubi, personi me të cilin mbanin kontakte telefonike të arrestuarit[/caption]Bastisen banesat ne ItaliPërveç tre të arrestuarve, janë bastisur edhe banesat e disa personave që konsiderohen si simpatizantë të ISIS në Lombardi, Piemonte dhe Toskana. Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni janë duke u kryer kontrolle edhe në Lombardi, Piemonte dhe Toscana.Mësohet se masat e arrestit janë lëshuar nga Gjykata e Brescias kundër dy shtetasve shqiptarë xhaxha dhe nip, njëri prej të cilëve është resident në Shqipëri, ndërsa tjetri në Torino.[caption id="attachment_483854" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Alban Elezi[/caption]
[metaslider id=483884] Celula e Shtetit Islamik, ja video-propaganda që u gjet në banesat e të arrestuarve