Francë, rrëzohet avioni me 150 persona në bord. S’ka të mbijetuar. Gjendet kutia e zezë, por jo shkaqet e aksidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2015, 20:05
Një avion gjerman tip Airbus 320 me 150 persona në bord, 142 pasagjerë, dhe 6 personel, është rrëzuar në alpet franceze. (Ne foto: Tipi i avionit që eshtë rrëzuar) Avioni, i degës low cost të Lufthansas, Germanwings, ishte nisur nga Barcelona rreth orës 10:00 dhe po drejtohej në Duseldorf. Avioni humbi kontaktet në orën 11:00.Francë-Ka ndodhur pikërisht këtu( në foto vendi ku është përplasur avioni) tragjedia që u mori jetën 150 pasagjerëve të avionit Airbus 320 i Germanëings, i nisur nga Barcelona për në Dyseldorf.144 ishin pasagjerë, mes tyre dy foshnje, dhe 6 pjestarë të ekuipazhit. Besohet se mes viktimave janë edhe 16 nxënës gjermanë. “Rrethanat e aksidentit, na shtyjne te besojme se nuk ka asnje te mbijetuar. Rrezimi i avionit eshte nje tragjedi ne token tone”, tha Presidenti Hollande.Ministri i Brendshëm francez, Bernard Casanueve, deklaroi se kutia e zezë e avionit është gjetur, por shkaqet e këtij aksidenti të rëndë nuk dihen.Imazhet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes franceze tregojnë vendin e aksidentit, një zonë e Alpeve franceze e njohur për turizmin malor, por terren tejet i vështirë për ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.Gjithsesi, helikopterë dhe mjete emergjente u mblodhën në një zonë të largët me dëborë të Alpeve për të nisur operacionin e rikuperimit të trupave, por moti ishte i pavavorshëm. Ekipet e shpëtimit i druhen stuhive të borës që mund të pengojnë punën e tyre.E gjithë Gjermania u trondit, ndërkohë që dhimbja më e madhe është e të afërmve të viktimave, të cilët janë mbledhur në aeroportin e Dyseldorfit dhe të Barcelonës.Liderë botërorë kanë shprehur dhimbjen për ngjarjen dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Holond dhe kryeministri spanjoll Mariano Rahoi do të udhëtojnë nesër drejt vendit të ngjarjes."Është momenti kur të gjithë ndjejnë një trishtim të thellë”, tha Merkel për gazetarët, teksa Parlamenti Europian ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave.Avioni Airbus është ngritur që në orën 10:00 të mëngjesit nga kryeqendra katalanase dhe që prej fillimit nuk ka ndjekur një korridor jo të zakonshëm për linjën Barcelonë - Dyseldorf.Rreth një orë pas nisjes, avioni ka humbur në pak minuta kuotën nga mbi 11 mijë metra në 2 mijë, e më pas ka humbur kontaktet. Megjithatë, sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve, nuk ka asnjë informacion që të sugjerojë se bëhet fjalë për një sulm terrorist.Pjesa më e madhe e viktimave janë gjermanë, ndërsa mes tyre ka edhe 45 spanjollë dhe disa turq. Avioni i rrëzuar, model Airbus 320, prodhuar 24 vjet më parë, që prej vitit 1991 ka qenë në pronësi të Lufthansas.Ora 19: 07 Ja pamjet e para nga operacioni i shpëtimit 19:00 Në avionin e rrëzuar mund të jetë dhe një izraelitMediat raportojnë se Ministria e Jashtme po shqyrton një informacion, ende të pakonfirmuar, të marrë nga një familje izraelite, sipas të cilës një anëtar i familjes së tyre mund të ketë qenë duke udhëtuar në avionin e rrëzuar.18:46 Kutia e zezë e avionit të rrëzuar do të analizohet në orët e ardhshme18:00 Schulz: "Nesër 1 minutë heshtje në Bruksel"Nesër Parlamenti Evropian do të mbajë një minutë heshtje në hapje të seancës plenare në Bruksel, në kujtim të viktimave. Kjo u njoftua nga Presidenti i parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili ngushëllloi familjarët dhe të afërmit e viktima të aksidentit ajror.17:18 Të afërmit e viktimave marrin ndihmë nga psikologët17:10 Gjendet një nga kutitë e zeza të avionit të rrëzuar.17:05 Në mesin e viktimave edhe një shtetas belg.Lajmin e konfirmon Ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders, sipas të cilit viktima jetonte në Barcelonë bashkë me gruan e tij.17: 00 Mediat raportojnë se 39 nga pasagjerët janë me kombësi turke.Ora 16: 59 Ministri: Ka pak shpresa per te mbijetuar. Publikohet fotoja e pare e avionit te rrezuar“Forca e përplasjes lë pak shpresa se mund të ketë të mbijetuar, por operacionet e shpëtimit nuk janë ndërprerë” ka thënë ministri I Brendshëm francez , Bernard Cazeneuve teksa kishte mbërritur në zonën e tragjedisë. Ndërkohë në media publikohet fotoja e parë e vendit ku ndodhi përplasja[caption id="attachment_483624" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Vendi ku është përplasur avioni[/caption]Ora 16:08 Gjenerali: Kemi parë një trup që levizNjë gjeneral I xhandarmirësisë David Galtier I ka thënë një media lokale gjermane Haute-Provence Info se prioritet është dhënia e ndihmës për të mbijetuarit. “Kemi parë një trup që lëviz”. Ndërkohë në avion ishin 67 gjermanë.Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kontaktuar menjëherë me autoritetet në Mbretërinë Spanjolle, ndërsa në Berlin po përgatitet një skuadër për të hetuar mbi aksidentin.Ora 14: 44 Merkel do të udhëtojë drejt vendit ku ndodhi aksidenti. [caption id="attachment_483558" align="alignnone" width="508"]
Çifti mbretëror i Spanjes ne Elize takon presidentin francez[/caption]Ora 14: 38 Lokalizohen mbetjet e avionit. Jane shpërndarë në një sipërfaqe prej 2 kilometrashZëdhënësi i Merkel thotë se kancelarja gjermane është e tronditur, ndërkohë që janë lokalizuar mbetje të avionit në një lartësi 2700 metra, Sipas burimeve të tv BFM mbetjet e avionit janë shpërndarë në mal në një sipërfaqe prej 2 kilometrash, [caption id="attachment_483546" align="alignnone" width="702"]
Pamjet e para nga operacioni i shpetimit[/caption] Ora 13:50 Viktimat spanjolle, turq e gjermane[caption id="attachment_483532" align="aligncenter" width="507"]
Ne foto: Nisni kerkimet ne Alpe per gjetjen e avionit[/caption]Mbreti i Spanjës deklaron se në bord kishte shumë shtetas spanjollë, gjermanë dhe turqë. “Nuk ka asnjë të mbijetuar” , ka thënë mbreti I Spanjës për gazetarët në fund të takimit me presidentin francezora 13: 37 Presidenti francez ngushellime Spanjes e Merkel [caption id="attachment_483473" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Vendi ku është rrëzuar avioni[/caption]Presidenti francez priti Mbretin e Spanjës, ndësa ka telefonuar kancelaren gjermane për të përcjellë ngushëllimet për aksidentin tragjik ajror. Lufthansa thotë se mes viktimave të avionit janë 45 spanjollë Ora 13:22 Në foto pamje nga helikopteri nga vendi ku u rrëzua avioni
Ora 13: 02 Sekretari i shtetit francez të transportit deklaron se nuk ka asnjë të mbijetuar [caption id="attachment_483494" align="alignnone" width="599"]
Kontakti i fundit i avionit me radaret[/caption]
Ora 13:00 Avioni ishte prodhim i 24 viteve me pare
Avioni mësohet të jetë ngritur në orën dhjetë nga qyteti katalanas dhe është zhdukur nga radarët rreth një orë më vonë, ndërkohë që mësohet se që prej fillimit nuk ka kryer rrugën normale të linjës Barcelonë Dyseldorf, duke devijuar. Për më tepër, raportohet se avioni ka humbur shumë shpejt kuotën nga mbi 11 mijë metra në 2 mijë, duke humbur më pas kontaktet. Sipas ministrisë së brendshme franceze, terreni malor e bën të vështirë mbërritjen në zonën ku është rrëzuar avioni. Avioni i rrëzuar, model Airbus 320, mësohet se ishte prodhuar 24 vjet më parë dhe që prej vitit 1991 ka qenë në pronësi të Lufthansas.Ora 12: 42 Nëse frika jonë konfirmohet atëherë është një ditë e zezë për LufthansaLufthansa postoi një deklaratë të shkurtër për shtyp në Tëitter ku shkruhet: Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me fluturimin 4U 9525. Jam pranë familjeve dhe miqve të pasagjerëve dhe ekuipazhit. Nëse frika jonë konfirmohet atëherë është një ditë e zezë për Lufthansa. Shpresojmë për të mbijetuar.Ora 12: 34 Avioni u perplas me malet 3 mije metra lartësi France info shkruan se avioni fluturonte shumë poshtë, dhe është përplasur në një lartësi prej 1800 metra kundrejt maleve që janë në një lartësi 3 mijë metra.Ndërkohë që në orën 10:47 minuta avioni ka kërkuar ndihmë. Më pas është zhdukur nga radarët. Këto janë informacionet që përcillen nga tv francez duke cituar autoritetet e aviacionit civil
Ne foto: Rruga qe do pershkruante avioni[/caption]
Në foto: Vendi ku është përplasur avioni[/caption]Ora 16:08 Gjenerali: Kemi parë një trup që levizNjë gjeneral I xhandarmirësisë David Galtier I ka thënë një media lokale gjermane Haute-Provence Info se prioritet është dhënia e ndihmës për të mbijetuarit. “Kemi parë një trup që lëviz”. Ndërkohë në avion ishin 67 gjermanë.Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kontaktuar menjëherë me autoritetet në Mbretërinë Spanjolle, ndërsa në Berlin po përgatitet një skuadër për të hetuar mbi aksidentin.Ora 14: 44 Merkel do të udhëtojë drejt vendit ku ndodhi aksidenti. [caption id="attachment_483558" align="alignnone" width="508"]
Çifti mbretëror i Spanjes ne Elize takon presidentin francez[/caption]Ora 14: 38 Lokalizohen mbetjet e avionit. Jane shpërndarë në një sipërfaqe prej 2 kilometrashZëdhënësi i Merkel thotë se kancelarja gjermane është e tronditur, ndërkohë që janë lokalizuar mbetje të avionit në një lartësi 2700 metra, Sipas burimeve të tv BFM mbetjet e avionit janë shpërndarë në mal në një sipërfaqe prej 2 kilometrash, [caption id="attachment_483546" align="alignnone" width="702"]
Pamjet e para nga operacioni i shpetimit[/caption] Ora 13:50 Viktimat spanjolle, turq e gjermane[caption id="attachment_483532" align="aligncenter" width="507"]
Ne foto: Nisni kerkimet ne Alpe per gjetjen e avionit[/caption]Mbreti i Spanjës deklaron se në bord kishte shumë shtetas spanjollë, gjermanë dhe turqë. “Nuk ka asnjë të mbijetuar” , ka thënë mbreti I Spanjës për gazetarët në fund të takimit me presidentin francezora 13: 37 Presidenti francez ngushellime Spanjes e Merkel [caption id="attachment_483473" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Vendi ku është rrëzuar avioni[/caption]Presidenti francez priti Mbretin e Spanjës, ndësa ka telefonuar kancelaren gjermane për të përcjellë ngushëllimet për aksidentin tragjik ajror. Lufthansa thotë se mes viktimave të avionit janë 45 spanjollë Ora 13:22 Në foto pamje nga helikopteri nga vendi ku u rrëzua avioni
Ora 13: 02 Sekretari i shtetit francez të transportit deklaron se nuk ka asnjë të mbijetuar [caption id="attachment_483494" align="alignnone" width="599"]
Kontakti i fundit i avionit me radaret[/caption]
Ora 13:00 Avioni ishte prodhim i 24 viteve me pare
Avioni mësohet të jetë ngritur në orën dhjetë nga qyteti katalanas dhe është zhdukur nga radarët rreth një orë më vonë, ndërkohë që mësohet se që prej fillimit nuk ka kryer rrugën normale të linjës Barcelonë Dyseldorf, duke devijuar. Për më tepër, raportohet se avioni ka humbur shumë shpejt kuotën nga mbi 11 mijë metra në 2 mijë, duke humbur më pas kontaktet. Sipas ministrisë së brendshme franceze, terreni malor e bën të vështirë mbërritjen në zonën ku është rrëzuar avioni. Avioni i rrëzuar, model Airbus 320, mësohet se ishte prodhuar 24 vjet më parë dhe që prej vitit 1991 ka qenë në pronësi të Lufthansas.Ora 12: 42 Nëse frika jonë konfirmohet atëherë është një ditë e zezë për LufthansaLufthansa postoi një deklaratë të shkurtër për shtyp në Tëitter ku shkruhet: Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me fluturimin 4U 9525. Jam pranë familjeve dhe miqve të pasagjerëve dhe ekuipazhit. Nëse frika jonë konfirmohet atëherë është një ditë e zezë për Lufthansa. Shpresojmë për të mbijetuar.Ora 12: 34 Avioni u perplas me malet 3 mije metra lartësi France info shkruan se avioni fluturonte shumë poshtë, dhe është përplasur në një lartësi prej 1800 metra kundrejt maleve që janë në një lartësi 3 mijë metra.Ndërkohë që në orën 10:47 minuta avioni ka kërkuar ndihmë. Më pas është zhdukur nga radarët. Këto janë informacionet që përcillen nga tv francez duke cituar autoritetet e aviacionit civilOra 12: 30 Operacionet e shpetimit te veshtira
"Vendi ku është rrëzuar avioni është 2 mijë metra lartësi dhe operacionet e shpëtimit do të jenë të gjata dhe të vështira, ka thënë ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve, i cili është nisur drejt vendit të ngjarjes, citojnë mediat ndërkombëtare.
[caption id="attachment_483486" align="aligncenter" width="660"]
Ne foto: Rruga qe do pershkruante avioni[/caption]Ora 12: 16 Presidenti i Francës Hollande pak minuta nga lajmi konfirmon: Është e vështirë që të ketë të mbijetuar. Kryeministri francez, Manuel Vals, ka deklaruar se të githë pasagjerët në bord mund të kenë vdekur, ndërsa nuk ka konfirmuar shkaqet e rrëzimit.
Ora 12:00 Avioni mësohet të jetë ngritur në orën dhjetë nga qyteti katalanas dhe humbi nga radarët në orën 11:00 të paradites së 24 marsit 2015.Avioni mendohet se është rrëzuar pranë një fshati të vogël malor, Barcelonete, në jug të alpeve.Dy helikopterë të policisë janë nisur drejt vendit ku mendohet se është rrëzuar avioni.Sipas raportimeve zyrtare, në avion ndodheshin 142 pasagjerë, dy pilotë, dhe katër pjestarë të ekuipazhit.[metaslider id=483454]vijon