"Mrekullitë e trashëgimisë Rumune", ekspozita në qendrën e BE

"Mrekullitë e trashëgimisë Rumune" erdhën në Tiranë përmes një ekspozite fotografike të celur në qendrën e Bashkimit Europian në Tiranë.E organizuar nga Ambasada e Rumanisë në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës së Francës po në Tiranë ekspozita vjen si aktivitet në kuadër të Pranverës së Frankofonisë.Fjalën e rastit, ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Dumitru Nicanor Teculescu tha se Rumania e cila është pjesë e vendeve të Frankofonisë që nga viti 1993, e përqafon bashkimin e multigjuhësisë, diversitetit frankofon dhe do gjithashtu që të ecë përpara me objektivat e tij".Ndërsa ambasadori i Republiks së Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi, u shpreh se të dy vendet bashkëpunojnë në kuadër të Frankofonisë.Për diplomatin francez Frankofonia është një arqipelag i madh dhe ndikon edhe në Rumani që është një vend shumë larg në mes të Europës.Vizitorët e parë të Mrekullive të trashëgimisë Rumune ishin diplomatë të huaj dhe miq të artit.