PD protestë kundër Metës, Boçi: Të hetohet si qytetar
Partia Demokratike ka vijuar me protestën e radhës pranë Kryesisë së Kuvendit, për të kërkuar dorëheqjen e kreut të kuvendit Ilir Meta. Në fjalën e tij para protestuesëve Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, kërkoi që të respektohet parimi ligji është një për të gjithë, e që Meta t'i dorëzohet drejtësisë.Luçiano Boçi: Ne këtë protestë do ta vazhdojmë, sepse ne duam që Ilir Meta të dorëzohet para drejtësisë sikurse të gjithë qytetarët i dorëzohen padrejtësisë së tij, padrejtësisë së çiftit Rama-Meta çdo ditë. Ne duam që ai të hetohet si qytetar i thjeshtë, madje edhe nëse e pranon si deputet i thjeshtë, ai duhet ta bëjë dhe duhet t akishte bërë këtë akt.Prej disa ditësh, Opozita ka nisur nje valë protestash në qendër të së cilave është kërkesa që kreu i Kuvendit Ilir Meta të heqë dorë nga posti që mban, e ti nënshtrihet organeve të drejtësisë, pas akuzave që kanë ardhur në adresë të tij nga deputeti Tom Doshi.