Merkel pret Tsipras në Berlin: Përmbushni reformat që të merrni këstin e shpëtimit
Një takim pa surpriza mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryemisnitrit grek Aleksis Tsipras në Berlin. Kancelarja iu është përmbajtur deklaratave të saj të mëhershme, duke nenvizuar sërish se Greqia duhet të përmbushë reformat, para se të marrë këstin e radhës të ndihmës së shpëtimit:"Duam që Greqia të jetë e fortë nga ana ekonomike, të ketë progres dhe që të zgjidhë cështjen e papunësisë së lartë, vecanërisht papunësinë tek të rinjtë, dekalroi Merkel, duke shtuar se në këtë takim dy liderat kanë biseduar për të gjitha cështjet e lëna pezull."Kurse kryeminsitri greke e ka konsideruar një takim pozitiv, duke cituar edhe një batutë, më mirë të flasim me njëri-tjetrin se të flasin të tjerët për ne.Sa i përket emergjencës së likuiditetit në Greqi, Tsipras e ka anashkaluar disi, duke deklaruar se në këtë takim kishte më shumë pika për të cilat u ra dakord, pavarësisht diferencave të shumta në biseidmet greko-gjermane. Ai premtoi se do të realizonte kërkesat e kreditorëve dhe do të prezantojë një paketë reformash shumë shpejt në mënyrë që të sigurojë sasinë e parave që nevojiten për të mos u larguar nga euro. Edhe pse Merkel nuk e preku fare si cështjen, Tsipras, sic pritej foli për dëmshpërblimet e luftës nga Gjermania:"Është një cështje jo aq materiale sa morale, është një cështje për superuar nazimin dhe fashizmin," tha ai edhe pse të dëmtuarit e luftës në Greqi kërkojnë shpagim financiar.Një nga kartat elektorale të kryemisnitrit grek dhe më e diskutuara në parlamentin grek ditët e fudnit, duket se nuk ka marrë përgjigje nga kancelarja, pasi Gjermania sistematikisht ka deklaruar se këtë çështje e ka mbyllur që në vitin 1960.