Morinë, s'ka rrugë dytësore, 100 nxënës rrezikojnë jetën
Mungesa e një rrugë dytësore në Morinë të komunës tërthore, rrezikon cdo ditë jetën e rreth 100 nxënësve të shkollës 9-vjecare. Në të kaluarën dy prej tyre janë bërë viktima të aksidenteve me vdekje, ndërkohë që edhe mbikalimi i vetëm i zonës nuk është funksional.ShkollA 9-të vjecare "Gani Duraku' në Morinë, të komunës Tërthore të rrethit të Kukësit, ndodhet buzë autostradës.Janë rreth 100 nxënëse që frekuentojnë shkollën të cilët u duhet të bëjnë "Rrugën e Kombit" cdo ditë në mungesë të rrugës dytësore.Për të evituar aksidentet e mundshme, që më herët i kanë marrë jetën 2 nxënësve të kësaj shkolle, ata ecin në mënyrë të grupuar.Në këtë zonë nuk është funksional as mbikalimi.Për mësuesit është emergjenti ndërtimi i një rruge dytësore, që lidh shkollën me fshatin, ose funksionalizimi i mbikalimit të zonës.Më herët, dy nxënës të shkollës "Gani Duraku' kanë humbur jetën, teksa kalonin rrugën, ndërkohë që në të nëjtën situatë, janë edhe nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar, në fshatin Bardhoc, të po kësaj komune. Që nga koha e ndërtimit të autostradës, janë ndërtuar vetëm 3 mbikalime në zonën e Bardhocit, Gostilit dhe Mamzit.