Malësi e Madhe, gjendet i dekompozuar trupi i 38 vjeçarit të zhdukur

Shkodër-7 muaj më parë familja e kishte denoncuar të zhdukur në policinë e Shkodres, por mëngjesin e kësaj të marte janë shuar shpresat për ta gjetur të gjallë, pasi kanë qënë pikërisht uniformat blu që gjetën të pajetë një 38 vjeçar. Ai u identifikua si Arben Lajçaj nga fshati Hot i Malësisë së Madhe. Ka qënë ora 09.30 minuta kur në pyllin e fshatit Dedaj, në Shkrel të Malësisë së Madhe u gjet kufoma e dekompozuar e shtetasit Lajçaj, identifikimi i të cilit u bë përmes lejës së drejtimit që u gjet në vendngjarje. Uniformat blu nisën menjëherë hetimet për këtë ngjarje, ndërsa 38 vjeçari Lajçaj ishte shpallur në kërkim si person i humbur që me 1 shtator të vitit 2014. Trupi i pajetë i shtetasit në fjalë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodres ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të grupit të ekspertizës, pasi dyshohet që Lajçaj është ekzekutuar me armë zjarri. Megjithatë kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga policia lokale, e cila nuk përjashton edhe pista të tjera, si atë të mbytjes me sende të forta, apo humbjen e jetës nga shkaqe natyrale, pasi prej 7 muajsh ai rezultonte i humbur. Familja Lajçaj nuk ka deklaruar në polici nëse ka patur konflikte me persona të tjerë dhe aq më pak të ketë dhënë detaje që mund t’a ndihmojnë policinë për këtë ngjarje.[caption id="attachment_483469" align="aligncenter" width="540"]Në foto: Pamje nga vendi ku eshtë gjetur kufoma Në foto: Pamje nga vendi ku eshtë gjetur kufoma[/caption][caption id="attachment_483470" align="aligncenter" width="540"]Në foto: Pamje nga vendi ku eshtë gjetur kufoma Në foto: Pamje nga vendi ku eshtë gjetur kufoma[/caption][caption id="attachment_483471" align="aligncenter" width="540"]Në foto: Pamje nga vendi ku eshtë gjetur kufoma Në foto: Pamje nga vendi ku eshtë gjetur kufoma[/caption]