Shkodër, Reforma Territoriale, Tasim Mema: Hartë elektorale
Reforma territoriale është e njëanshme, e mund të quhet pa hezitim e dështuar, pasi kemi në duar një hartë elektorale të servirur nga mazhoranca. Kështu është shprehur nga Shkodra, Kryetari i Shoqatës së Këshillit të Qarqeve të Shqipërisë Tasim Mema, në tryezën e autoriteteve vendore për një ligj të ri mbi Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor.Për nenkryetarin e bashkisë së Shkodrës Ahmet Omi, aktet nënligjore për reformën territoriale duhen zbardhur sa me shpejt.Takimi i pushtetarëve vendorë në Shkodër erdhi në kuadër të projektit "Fuqizimi i Strukturave të Pushtetit Vendor dhe Bashkëpunimit të Përfaqësuesve të Zgjedhur Vendorë në Shqipëri. Ndërsa ishte i pari takim në vazhdën e katër të tillëve që do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.