Panairi i shkencës, Obama pret shkencëtarët e të ardhmes
Presidenti amerikan Barak Obama priti më shumë se 100 studentë nga 30 shtete, të cilët përfaqësojnë më shumë se 40 konkurse shkencore dhe organizata në panairin e shkencës në Shtëpinë e Bardhë. Obama inspektoi ekpozitat e hapura në disa dhoma në katin e parë të shtëpisë së bardhë dhe inkurajoi pjesëmarrësit, përfshirë edhe një grup vajzash 6 vjecare, të vijojnë në rrugën e tyre të shpikjes dhe inovacionit. Vajzat e vogla nga Tulsa e Oklahomas kishin përdorur artin lego në hyrjen e tyre të ekpozitës, kurse një tjetër student kishtë shpikur një karrike të vecantë për personat me aftësi të kufizuara fizike.Pas viztës në ekspozitat e ndryshme, Obama iu drejtua audiencës me fjalët se të gjithë ne kemi dicka për të menduar nga këta shkencëtarë të rinj. Por nuk harroi ti bënte thirrje kongresit për t'i mbështetur me fonde financiare."Asnjë i ri amerikan nuk duhet të humbasë mundësinë për të shkëlqyer në këto fusha për shkak të mungesës së fianancimeve. Pesë vjet më parë ne nisëm fushtaën e quajtur" Edukimi i inovacionit "për të ndihmuar dhe nxitur nxënësit të eksplorojnë në shkencë dhe matematikë, dekalroi Obama. Presidenti amerikan propozoi gjithashtu 240 milionë dollarë nga sektori, për provat në mbështetje të të rinjve shkencëtarë.