Eshtrat e mbretit Richardi i III ekspozohen për publikun
Mijëra njerëz u mblodhën jashtë katedrales së Leicester në Angli për të parë nga afër eshtrat e mbretit Richard III, të cilat u zbuluan në një park makinash në vitin 2012. Njërëzit, përfshirë turistë nga e gjithë bota, pritën rreth katër orë në radhën e gjatë për të parë nga afër arkivolin me eshtrat e mbretit.Para varrimit, eshtrat e Richardit, të rujatura me katër veteranë ushtarakë, u vendosën në hollin e katedrales për homazhet e fundit jo vetëm nga perosnalitetet britanike, por edhe nga mijëra njerëz që kishin ardhur aty për këtë rast.Ceremonia u drejtua nga Kryepeshkopi Justin Welby, kreu shpirtëror i Kishës Anglikane, dhe anëtarë të familjes mbretërore britanike. Interesi për të parë eshtrat e mbretit ishte aq i lartë, sa vizitorët ishin të gatshëm të qëdrojnë me orë të tëra në radhë." Nuk e dimë sa do të presim, një orë apo më shumë , por kjo ëhstë një ditë shumë e vecantë, apo jo. Ëhstë një bret, thotë një burrë që ka kënaqësi të presë edhe gjatë për të parë nga afër arkivolin e mmretit.Nuk është vetëm arkivoli, por ajo që ndodhet brenda tij. Mendoj se është dicka magjike në jetën time të shoh apo të jem afër një mbreti, thotë një vajzë."Ky djalosh ka një lloj karakteri dhe drama e tij është se i sjell të gjithë rreth tij. Kjo gjë vërtetë të ndez imagjinatën, thotë një tjetër i pranishëm.Teksa vendasit ishin të shumtë, ka të tjerë që kanë bërë kilometra për të parë mbretin.Të jesh këtu në këtë lloj eventi dhe ta prekësh nga afër, është diçka që mbase nuk e ke ëndërruar asnjëherë. Të prekësh lashtësinë duke jetuar në këtë kohë, është vërtetë e bukur, shprehet Mary Strizek, e cila ka ardhur nga kolorado.Më vonë, pas meshës së mbajtur nga kryepeshkopi, mbreti Richardi i tretë u varros në katedralen e letër.