Korçë, grabitësit e presin para banesës, kambistit i marrin 1.8 milionë lekë

Një kambist është grabitur në qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm në momentin që ka dalë nga banesa.Kanë qenë persona të maskuar dhe me armë, që pasi dhunuar fizikisht kambistin Gaqo Milkani, i kanë marrë paratë.Grabitësit kanë goditur me qytën e armës kambistin, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.Dyshohet se grabitësit i kanë marrë rreth 1.8 milionë lekë kambistit.60- vjecari është dërguar në spital, ku mjekët pohojnë se është në gjendje të rënduar nga plagët, por edhe nga tronditja psikologjike e pësuar.Policia e Korçës po merr në pyetje shoferin e kambistit të grabitur, për më shumë detaje rreth ngjarjes.[caption id="attachment_483523" align="aligncenter" width="640"]exchange ku po drejtohej i grabituri Në foto: Exchange ku po drejtohej kambisti[/caption][caption id="attachment_483524" align="aligncenter" width="640"]urgjenca ku u dergua i grabituri Ne foto: Urgjenca ku u dergua kambisti[/caption]/Oranews.tv/