Vlahutin: Me Ramën takimet e shpejta. Bashës ndonjëherë i thërras Luli, s’ma merr për keq

Në një intervistë për Tonight Ilva Tare, Romana Vlahutin, Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri në detyrë prej 3 tetorit 2014, tregon dhe pak për takimet e saj me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.Tregon se gjatë bisedave që kryen me ta, të 2 bien dakord që duhen të bashkohen por pastaj: "Mendoj se mungon diçka, një ndryshim që duhet të ndodhë".Intervista u transmetua mbrëmjen e 23 marsit 2015 në Ora News. Ilva Tare: Mund të na thoni më shumë për takimet tuaja me kryeministrin Rama? Si zhvillohen zakonisht, flisni shumë për procesin?Romana Vlahutin: Ne flasim për procesin me këdo, flasim për përparësitë. Unë jam person shumë praktik dhe nuk kam dëshirë të shkëmbej fraza dhe gjëra të tilla. Unë bëj takime vetëm kur këto takime kanë kuptim dhe nëse ka gjëra që duhet të ndodhin, kemi agjendë mjaft praktike. Ka pasur diskutime për agjendën e ndërlidhjes (transportit) që është pjesë shumë e rëndësishme që nuk e diskutuam në këtë intervistë dhe kur na u desh të punonim me disa ligje dhe auditime, për gjithë procesin e auditimit, etj.Të gjitha takimet e mia janë të shpejta sepse dua të zgjidh çështje praktike që janë në ring dhe rezultatet e drejtpërdrejta që na duhen.Ilva Tare: Po marrëdhënia dhe komunikimi me kryetarin e Partisë Demokratike, zotin Lulëzim Basha?Romana Vlahutin: Kam një marrëdhënie shumë të mirë me zotin Basha, shkëmbejmë sms dhe biseda telefonike, ndonjëherë e thërras Luli, nuk e merr për keq. (qesh) Është brezi ynë dhe unë ndihem e afërt me brezin tonë këtu. lva Tare: Çfarë thonë kur i këshilloni të bashkohen?Romana Vlahutin: Janë dakord.Ilva Tare: Po pastaj?Romana Vlahutin: Pastaj mendoj se mungon diçka, një ndryshim që duhet të ndodhë.rama basha romana