Kërcënohet mbesa e familjes presidenciale Obama

Mbesa e familjes së presidentit amerikan Barak Obama, basketbolliste me skuadrën e universitetit "Princeton", është kërcënuar përmes një mesazhi telefonik, duke detyruar autoritetet të rrisnin masat e sigurisë para ndeshjes së basketbollit të universiteteve në Merilend.Lajmin e raportoi fillimisht gazeta "USA Today", sipas të cilës një mesazh prej tetë minutash mbërriti në zyrat e Universitetit, ku një grua njoftonte që një person po udhëtonte me makinë drejt godinës me një pistoletë.Telefonuesja tha se personi në fjalë kishte lidhje me ndeshjen dhe Lezli Robinson, (ne foto) vajzën e vëllait të Mishel Obamës. Robinson nuk u njoftua për kërcënimin, por sipas gazetës, trajnerja e skuadrës ishte në dijeni.Lajmi nuk u konfirmua nga departamenti i policisë së Merilendit, por sipas gazetës, forcat e shërbimit sekret amerikan ishin të pranishme gjatë ndeshjes, kjo edhe për faktin që mes shikuesve ishte edhe dy gjykatëse e Gjykatës Supreme Amerikane, ndërsa vetë Obama nuk ishte i pranishëm në ndeshje./Oranews.tv/