Zgjedhjet 2013, historia e Denar Bibës tek "zyra e armikut"

“Histori e një tranzicioni të shëmtuar”. Kështu e quan nënkryetari i KQZ, Denar Biba ajo që i ka ndodhur para dy vitesh në një takim të ngjashëm me atë të zhvilluar sot për trajnimin e policisë për procesin e zgjedhjeve. Biba nuk përmend as emra për këtë histori, të cilën kujdeset që mos ta ktheje në personale. Por bëhet fjalë për një funksionar të lartë të shtetit në kohën e qeverisjes së Berishës, i cili i ka thënë: “Mirëserdhe në zyrën e armikut.”Ja histori që tregon Denar BibaDenar Biba: "Unë do tju ftoja të reflektonim të gjithë bashkë rreth një ngjarje. Këtu e dy vjet më parë po në këtë detyrë, nënkryetar i KQZ i propozuar në atë kohë nga pakica parlamentare,  në një ditë të ngjashme si kjo, marr një ftesë për të marrë  në një takim të ngjashëm si ky. Ndërkohë që takimi pritej të niste, diku në një paradhomë të një funksionari shumë  të lartë të shtetit  në atë kohë po prisnim dhe në momentin kur ky në zyrën e zotërisë më thotë: “Mirëserdhe në zyrën e armikut”. Mbeta pak i sikletosur dhe i thashë: “Mirëserdha në zyrën e funksionarit të shtetit”,  jo or jo tha : “Mirëserdhe në zyrën e armikut”.Nuk dua të vazhdoj më shumë historinë sepse nuk dua ta personalizoj, por mendoheni ndoshta edhe kur të dalim nga kjo zyrë situatën time në atë moment dhe është një histori që asnjëherë nuk do ta harroj, ndoshta do të mbete në vitet që do ta kalojnë dhe unë do jem një burrë plak si një histori e imja për tranzicionin dhe ndonjëhere edhë të shëmtuar shqiptar ku kundërshtarët politik e konsideronin veten armik dhe aq më tepër funksionart publik të paguar nga taksapaguesit shqiptarë e vendosnin veten në skalione të tilla të cuditshme."Nënkryetari i KQZ Denar Biba, duke u ndalur pak edhe te roli i policisë në procesin e zgjedhjeve thotë se urimi më i mirë duhet të jete: Mos ju shohim ngjyrën dhe mos ju dëgjojmë zërin.Denar Biba: "Ju jeni policia e shtetit dhe në ditën e zgjedhjeve  Urimi më i mirë që do tju bëjmë për ju do të jetë mos ju shohim ngjyrën dhe mos ju dëgjojmë zërin. Ju keni magjinë dhe duhet të na bëni të ndihemi të sigurtë pa u dukur. Uroj ta bëni këtë magji si një prezencë magjike, ashtu sikurse në një mënyrë ose tjetër ju jeni."Në praninë e ambasadorit të OSBE, Florian Raunig, kreu i policisë së shtetit Artan Didi garantoi se policia është e depolitizuar.Artan Didi: Zhvillimi i zgjedhjeve më 21 qershor 2015 eshtë një ngjarje e rëndësishme politike dhe sociale për vendin tonë, ka vëmendjen e opinioni publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar. Puna e policisë është e një rëndësie të madhe në krijimin e një mjedisi të sigurt për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike duke zbatuar dhe planifikuar të gjatha masat e nevojshme për garantimin e rendit, të sigurisë publike si dhe parandalimin dhe hetimin e veprave penale që cënojnë këtë proces zgjedhor.   Ndaj besimin se policia vepron në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe ky është një kusht dhe garancia që qytetarët të ushtrojnë të drejtën themelore për të votuar dhe të drejtën për të pasur liri të shprehejes. Policia e Shteit ka për detyrë të garantojë jo vetëm rend dhe siguri  para gjatë dhe pas procesit zgjedhor, por edhe të paraqisë me dinjitet vlerat e saj si zbatuese dhe garantuese e ligjit. Në këtë kuadër, policia do forcojë bashkëpunimin me KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera zgjedhore. Me përgjegjësi të vecanta që ligji na ngarkon gjatë kryerjes së detyrat do të manifestojmë standardet me të larta, etike dhe integritet në zbatimin e ligjit. Policia është e depolitizuar dhe detyrat i kryen në përputhje me ligjin. Për t’ju ardhur në ndihmë do të zhvillohen trajnime me punonjësit e policisë nga niveli më i lartë drejtues deri në nivel zbatues. Do të jepet roli i policisë në 21 qershor 2015.Këto trajnime do të ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në kapacitetet profesionale. Policia e shtetit do të jetë promotori i një shoqërie demokratike. Nga vota e lire rrjedhin të gjitha pushtetet, e drejta e votës eshte e shenjte, ndaj duhet te jemi te privilegjuar që ligji na i jep detyrën fisnike të ruajtjes së kësaj të drejte.Kryetari i prezencës së OSBE në Tiranë Florian Rauning vlerësoi performancën e policisë në zgjedhje këto vitet e fundit, gjë që siaps tij ëhstë fajktuar edhe në raportet e OSBE-ODIHR. Në fazën e parë të trajnimit do të marrin pjesë 110 zyrtarë të nivelit të lartë e të mesëm të policisë, përfshirë zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e qarqeve, drejtorët e policisë kufitare dhe të emigracionit, si dhe shefat e komisariateve.