Nis në Qytetin Studenti "Java e Rinisë"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2015, 22:48
"Java e Rinisë" në Shqipëri ka nisur rrugëtimin nga qyteti me rini të përjetshme.Në këtë kuadër në sheshin "Demorkatcia" të Qytetit Studenti do të mbahen rreth 20 aktivitet me mbështetjen e bankës Credins.I pari ishte panairi i organizatave rinore të cilin e ka parë nga afër edhe vetë ministri i Rinisë, Erion Veliaj.Në ceremoninë e çeljes zyrtare te aktiviteteve Ministri Veliaj u shpreh se çdo i ri mund te shprehë idete e tij, pasi për të patur ide nuk kerkohet buxhet.Në panairin e organizatave rinore organizuar në "Sheshin Demokracia" vihet re ftesa per të marrë pjesë. Gjatë kësaj jave për cdo ditë do të ketë një seri takimesh informuese mbi mundësinë e punësimit, aftësimi, socializimi, konkurimi, etj.