Japoni, njeriu që jeton i vetëm me kafshë në qytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2015, 08:40
Naoto Matsumura, 55 vjeç, sfidon cdo ditë radioaktivitetin të lëshuar nga centrali bërthamor Fukushima, të dëmtuar nga një tërmet në 2011 ku përmbysi japoninë. Që atëherë njeriu është i vetmi banorë i qytetit fantazmë, Tomioka, ku deri katër vjetë më parë, jetonin tre mijë njerëz. Matsumara është mes shtëpive të shkreta dhe rrugëve bosh duke u mbështetur vetëm në shoqërinë e kafshëve të tij, arsyeja e vetme për të jetuar që nga dita kur tsunami i tmerrshëm përfshiu qytetin. Burri, një bujk, thotë se nuk ka menduar ndonjëherë t’i braktisë ato. “Nuk kam zgjidhje tjetër, unë nuk mund të largohem dot nga kafshët e mia, duhet t’i ushqejë ato”- thotë ai.