Dëmshpërblimet e luftës, debati mes Greqisë dhe Gjermanisë
E ka dekraluar disa herë para popullit dhe parlamentit grek, por kësaj radhe kryeministri Aleksis Tsipras ka shansin unik të diskutojë nga afër me kancelaren gjermane Angela Merkel çështjen e dëmshpërblimeve të luftës nga Gjermania në vizitën e tij në Berlin. Një nga grupet më të zëshëm për këtë cështje është ai i të afërmëve të viktimave të Distomos, një qytet rreth 160 kilomentra në veriperëndim të Athinës, ku trupat naziste masakruan 218 persona, përfshirë 40 fëmijë në qershor të vitit 1944.Loukia Gavrili ishte 17 vjec kur nëna dhe motra e saj u ekzekutuan, dhe jo vetëm kaq. Asaj ju desh të mblidhte trupat e masakruar dhe ti varroste pa arkivol. Tashmë e ve me nipër dhe mbesa, ajo ka humbur shpresat e kompensimit."Me moshën që kam, deri kur ata të japin të gjitha dëmshpërblimet unë do të kem vdekur. Nëse ata i japin , kjo është e justifikueshme. Janë vrarë shumë njerëz dhe normalisht kjo duhet të paguhet. Por ata nuk kanë dhënë asgjë, thotë 87 vjecarja, duke kujtuar 10 qershorin e 1944, kur nazitës për dy orë vranë gra, fëmijë, burra dhe pleq."Panajotis Sfounturis, së bashku me motrën, ishte fshehur në bodrum kur nazistët mësynë në shtëpinë e tij. Ai kujton trokitjen e hapave të nazitëve, teksa thotë se atë ditë humbi prindërit, vëllain dhe 29 të afërm."Kur një fëmijë humb prindërit, nuk i mbetet asgjë. Kur të gjithë fëmijët e tjerë loznin me baballarët e tyre, apo me të afërmit, unë i kisha humbut të gjithë, shprehet Sfountouris, teksa lotët i rjedhin në fytyrë. Nuk ka asnjë politikan grek të guximshëm që të ngrihet në këmbë dhe të kërkojë këtë gjë. Është një turp dhe unë nuk besoj se kjo do të ndodhë, shprehet ai.Në 2013, Tsipras, në cilësinë e kryetarit të opozitës, vizitoi qytetin me kreun e partisë "Grekët e Pavarur" Panos Kammenos, duke marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore."Çështja e dëmshpërblimeve të luftës duhet të zgjidhet, është një borxh historik. Frika dhe apatia e qeverive të mëparshme sot është e pajustifikueshme", tha Tsipras në atë kohë.Udhëheqësit grekë e kanë përfshirë cështjen e dëmshpërblimeve të luftës në negociatat e borxhit prej 240 miliardë eurosh të Athinës.Gjermania, ndërkohë, është e vetëdijshme për përgjegjësinë e saj historike , por refuzon ta përfshijë këtë çështje me politikat e zonës euro.Sipas një sondazhi të publikuar nga e përditshmja gjermane Bild, 71 për qind e gjermanëve janë kundër pagimit të dëmeve të luftës në Greqi. Gjermania ka kryer dëmshpërblimet në Greqi në vitet '60 dhe tha se çështja ishte e mbyllur. Por, shumë nga të mbijetuarit thonë se ata kurrë nuk morën kompensim.