Shkodër, futen për të grabitur banesën, vrasin të moshuarin

Kanë zgjedhur natën për të vepruar dhe bashkë me tentativën për grabitje, kanë lënë të vdekur edhe të zotin e shtëpisë.Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Ganjoll të komunës Gur i Zi, kur 2 persona kanë hyrë për të grabitur banesën e shtetasit Lekë Jaku 70 vjeç.Gjatë kësaj tentative ata kanë hasur në rezistencën e të moshuarit, i cili për pasojë është  lidhur e torturuar, e më pas është goditur me mjete të forta duke u lënë i vdekur në vend.Autorët kanë arritur të largohen dhe vetëm në orët e para të mëngjesit, kanë qenë fqinjët që kanë konstatuar derën e banesës të hapur me forcë, duke njoftuar menjëherë policinë e Shkodres.70-vjeçari Lekë Jaku jetonte i vetëm, pasi djali i tij jeton në Greqi, ndërsa nusja e djalit së bashku me nipërit mbrëmjen e kaluar ndodhej tek familja e saj.Nga kqyrja e vendit të ngjarjes shihen qartë shenjat e dhunës së shkaktuar në banesë por edhe shenjat e përleshjes së 70-vjeçarit me grabitësit.Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe arrestimin e autorëve.Deri më tani është bërë shoqërimi në polici i disa personave, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen.[caption id="attachment_482730" align="alignnone" width="640"]4 pamje Në foto: Banesa ku u gjet i vdekur i moshuari, 23 mars 2015[/caption][caption id="attachment_482727" align="alignnone" width="640"]1 pamje Në foto: Banesa ku u gjet i vdekur i moshuari, 23 mars 2015[/caption]2 pamje[caption id="attachment_482729" align="alignnone" width="640"]3 pamje Në foto: Banesa ku u gjet i vdekur i moshuari, 23 mars 2015[/caption]