Oxhalan mesazh paqeje për Nevruz: Fund konfliktit me Turqinë
Ish-lideri i Partisë Kurde të Punës, Abdullah Oxhalan, i ka bërë thirrje ndjekësve të tij që t'i japin fund konfliktit 40-vjeçar me qeverinë turke.Në një mesazh të lëshuar nga qelia, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, Oxhalan shfrytëzoi ditën e Nevruzit, që për kurdët simbolizon ardhjen e pranverës, për të bërë apelin për paqe.Thirrja e Oxhalanit u pëshëndet nga mbi tre milionë kurdët që kishin dalë të festonin në qytetin juglindor turk, Dijarbakir.Qeveria turke ndërmori një nismë në vitin 2013 për të gjetur një zgjidhje për çështjen kurde dhe për t'i dhënë fund konfliktit që ka marrë më shumë se 40 000 jetë njerëzish.Partia Kurde konsiderohet si organziatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, ndërsa Oxhalan i kapur nga forcat turke të sigurisë në bashkëpunim me CIA-n në vitin 1999 në Kenia, i shpëtoi dënimit me vdekje vetëm pasi Turqia vendosi ta shfuqizonte atë për të rritur mundësinë e integrimit në Bashkimin Europian.Zgjidhje paqësore të problemit kurd ka kërkuar edhe kryeministri turk, Ahmet Dautollu, i cili bëri thirrje për zhdukjen e urrjejtes për t'i dhënë shpresë të rinjve për një të ardhme më të mirë.