Ish-drejtori i fabrikës së demontimit në Gërdec, Dritan Minxolli fiton lirinë me kusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2015, 16:05
Ish- drejtori i fabrikës së demontimit në Gërdec, Dritan Minxolli, fiton lirinë me kusht. Vendimi është marr pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e Minxollit vendosi ti jap atij lirinë.Sipas këtij vendimi, Minxollit i kishte mbetur për të vuajtur në qeli edhe 1 vit e 11 muaj burg.Vendimi gjykatës, tre argument për lirimin me kushtNe vendimin e saj gjykata ka perdorur tre argumente per lirimin me kusht te Dritan Minxollit, sipas te cilave ai ka vuajtur 3-4 e denimit te dhene nga gjykata per ngjarjen e 15 marsit 2008 ne fabriken e demontimit ne Gerdec dhe ka sjellje te mire ne burg.Si argument te fundit, gjykata ka veçuar edhe faktin se Dritan Minxolli, ka firmosur edhe nje kontrate pune me nje kompani si menaxher shitjesh, duke siguruar ne kete menyre te ardhurat per familjen e tij.Perveç raportit te Drejtorise se Burgjeve qe fakton sjelljen e tij shembullore gjate vuajtjes se denimit, Minxolli ka paraqitur perpara gjyaktes edhe kontraten e punes, e cila duket se i ka dhene atij driten jeshile per te fituar lirinë me kusht.Kjo kontrate individuale ështeë lidhur mes te panderhurit Minxolli dhe nje shoqerie, ne daten 3 janar 2015.Sipas saj rezulton se punedhenesi i permendur me lart do te marr ne pune punemarresin nese ky i fundit lirohet me kusht, me detyren menaxher shitjesh dhe me nje page 350.000 lekë ne muaj.
Vendimi i gjykatët për lirimin e Dritan Minxollit