Pamjet e terroristëve brenda muzeut në Tunizi, ishin stërvitur në Libi
Pas arrestimit të më shumë se 20 të dyshuarve si pjesmarrës në grupe militantësh që kishin lidhje me dy terroristët e masakrës në muzeun Bardo në Tunis, Ministria e Brendshme tuniziane ka publikuar videon e dy vrasësve brenda muzeut.Qeveria ka raportuar se të dy vrasësit janë stërvitur në një kamp xhihadistësh në Libinë fqinje, para se të kryenin sulmin më të rëndë në vend që prej vitit 2002.Që prej revoltës popullore katër vjet më parë dhe rrëzimit të regjimit të diktatorit Ben Ali, Tunizia dukej se kishte përfunduar tranzicionin drejt një regjimi demokratik duke siguruar një balancë të mirë mes partive sekulariste dhe atyre islamike.Pas ngjarjes së të mërkurës, ku 20 turistë të huaj humbën jetën, vendasit frikësohen se numri i vizitorëve do të bjerë ndjeshëm, çka do të ndikojë në të ardhurat dhe ekonominë e tyre. Por shumë turistë europianë që ndodhen ende në Tunizi nuk kanë ndërmend të largohen."Këto gjëra mund të ndodhin kudo. Dhe nuk duhet të kemi frikë, sepse përndryshe fitojnë ata", thotë Kiara, një turiste italiane."Kur ndodhi ngjarja u frikësova shumë. Por më pas pashë që siguria u rrit dhe kjo më bëri të ndihem më mirë", shprehet Larua nga Spanja.