Pogradec, mbi 600 ha pisha të prekura nga sëmundja e Procesionares
Aksioni i cilësuar emergjencë kombëtare nga Ministria e Mjedisit kundër sëmundjes së pishave ka përfunduar në Pogradec. Rreth 400 persona ndërhynë në mbi 600 hektarë sipërfaqe halorësh, të prekura nga larva që arrin deri te tharja tërësore e pemës.Pogradec- Ka përfunduar aksioni kundër sëmundjes së Procesionares tek haloret, që prej vitesh kishte perfshire kuroren e gjelber të të gjithe qarkut te Korçes duke demtuar me qindra pisha.Rreth 400 persona u përfshinë në atë që është quajtur emergjencë kombëtare, duke ndërhyrë në mbi 600 hektarë sipërfaqe pyjore të prekura nga larva e Procesionares.Aktualisht pritet të nisë një fazë e dytë që ka të bëjë me pyllëzimin e zonave halore të dëmtuara nga sëmundja e Procesionares, larva e së cilës e thanë tërësisht pemën.