Vrasjet me pagesë, arrestohet i 5-ti i grupit të Admir Tafilit. Një mbetet në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2015, 17:09
Arrestohet Dhimitër Zito(ne foto), i cilësuar nga policia e shtetit, si anëtari i pestë i grupit kriminal të vrasësve me pagesë të drejtuar nga Admir Tafili.22 vjeçari, dyshohet se është autor i atentatit të mbetur në tentativë ndaj Edmond Çakmashit, ngjarje e ndodhur në Shkozë të Tiranës më 04 shtator 2014.Nga grupi kriminal i cili sipas policisë, drejtohej nga Admir Tafili, i dënuar me burg përjetë, janë të arrestuar Alfred Qefalia, Kristi Pine, Aleksandër Gora dhe Dhimitër Zito.Në kërkim mbetet Adrian Uzini, 50 vjeç. Zbulohet grupi kriminal i vrasësve me pagesë. E drejtonte Admir Tafili nga burguTiranë- Arrestimi i Dhimitër Zitos është bërë sot, 19 mars 2015, si i dyshuar si autor i vrasjes së mbetur në tentativë.“Ndalimi i këtij shtetasi është bërë duke u bazuar në prova e fakte, se më datë 04.09.2014 në bashkëpunim me shtetasit Kristi Pine (arrestuar ne date 16.02.2015), Alfred Qefalia (arrestuar ne datë 11.02.2015) dhe Adrian Uzuni (shpallur ne kerkim) kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin E. Ç i cili ka mbetur i plagosur rëndë, “ thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.Më 23 shkurt 2015, kur policia deklaroi se kishte zbuluar grupin kriminal të vrasësve me pagesë të drejtuar nga Admir Tafili, përmendi dhe atentatin e mbetur në tentativë ndaj Edmond Çakmashit, si një ndër ngjarjet kriminale për të cilën akuzohej ky grup.Ka qenë Kristi Pine, i cili ka zbardhur edhe anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal.Ne ngjarjen e te enjtes se 4 shtatorit mbeti i plagosur lehte edhe kushuriri i Edmondit, Andi Çakmashi. Ata ishin bashke kur mbi ta hapen zjarr.Policia e Tiranës bën me dije gjithashtu se po punon për arrestimin e shtetasit Adrian Uzuni të shpallur në kërkim.[caption id="attachment_481314" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Dhimitër Zito[/caption]Anetaret e bandes
Cfare deklaroi policia me 23 shkurt 2015/ VIDEO, poshte deklarata e policise per banden e Admir Tafilit
Ne foto: Dhimitër Zito[/caption]Anetaret e bandes - Admir Tafili, 39 vjeç, lindur në Shkodër, aktualisht i dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese dhe armembajtjes pa leje parashikuar nga nenet 79 dhe 278/2 të K.Penal, ku vuan dënimin në I.E.V.P Peqin.
- Alfred Qefalija, 32 vjeç, lindur e banues në komunën farkë e Vogël Tiranë, arrestuar më datë 11.02.2015.
- Kristi Pine, 24 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë” neni 139 i Kodit Penal.Arrestuar më datë 16.02.2015.
- Aleksander Gora, 31 vjeç, lindur dhe banues ne Buçimas te rrethit Podradec, i denuar më parë për veprën penale të ”Vjedhjes me armë”. Arrestuar më datë 16.02.2015.
- A. O, 50 vjeç, banues në Tiranë , i denuar më pare për “armbajtje pa leje” dhe “mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike”, aktualishtë i shpallur në kërkim.
- Dh. Z, 22 vjeç , banues në Tiranë, i arrestuar më 19 mars 2015
5 shtator 2014: Vrasje e mbetur në tentativë e E.Ç në lagjen Shkozë në Tiranë
26 shkurt 2014 Vrasje e mbetur në tentativë me vendosje eksplozivi të shtetasve A.C. J.C dhe A.Sh, ngjarje e ndodhur në datën 26 shkurt 2014 në rrugën Budi, Tiranë, ku si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur rëndë shtetasit e mësipërm si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale
21 janar 2015 - Vrasje e mbetur në tentativë e drejtorit te burgut te Fushe Krujes Arben Suloj, për shkak të cilësive të veçanta. Vrasja me vendosje të lëndës eksplozive
5- Marrje me porosi me 25 mijë euro, për vrasjen e shtetasit Leonard Murataj ngjarje e ndodhur në 18 nëntor 2014 në qytetin e Durrësit.
6- Marrje e porosive 50 mijë euro për vrasjen e dy biznesmenëve në qytetin e Pogradecit, ngjarje e parealizuar7- Marrje porosi me 20 mijë Euro, për vrasjen e hasmit të shtetasit Aleksandër Gora, me inicial A.V, (ngjarje e parealizuar).Policia pat deklaruar se kishte prova të pakundërshtushme për 7 ngjarje të rënda kriminale ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ato të kenë lidhje dhe me shpërthimet e ndodhura në Tiranë në fillim të shkurtit 2015. Vetë Admir Tafili mohon të jetë drejtues i kësaj bande dhe të jetë përfshirë në këto ngjarje kriminale.
Cfare deklaroi policia me 23 shkurt 2015/ VIDEO, poshte deklarata e policise per banden e Admir Tafilit