Mbyti të birin me litar, burg për 71-vjeçaren: Drogohej dhe më rrihte

Gjykata e Lushnjes ka lënë në “arrest me burg” 71 vjeçaren, Hatixhe Ahmeti, e cila pak ditë më parë mbyti të birin 40-vjeçar.Në seancën gjyqësore me dyer të mbylluara, e moshuara u paraqit në gjendje të rënduar psikologjike dhe shëndetësore. Mësohet se 71-vjeçarja , ka pranuar krimin dhe është shprehur se djali e keqtrajtonte dhe e rrihte.Lushnje-Është e pafuqishme që të ecë më këmbët e saj, ndaj policët më shumë se e shoqërojnë, duket që e mbajnë në peshë.Kjo është Hatixhe Ahmeti, gruaja 71-vjeçare nga Lushnja që mesnatën e 15 marsit mbyti djalin e saj 40 vjeçar, teksa shkon në gjykatë për masën e sigurisë.Por gjendjen emocionale të nënës së moshuar e ka trazuar përballja me dy vajzat që nuk i shikonte prej kohësh.Më pas ishte radha e drejtësisë, para së cilës gruaja e moshuar ka pranuar krimin dhe ka zbuluar detaje të tjera nga krimi dhe historia tragjike mes saj dhe  djalit 40-vjeçar.71-vjeçarja ka thënë se fillimisht e ka mbytur fëmijën e saj me duar dhe më pas me një rrobë si litar.Më tej e moshuara ka zbardhur edhe konfliktet e përhershme dhe dhunën me të cilën përballej nga i  biri të cilat e çuan deri në aktin fatal."E vrava sepse më dhunonte vazhdimisht dhe ishte bërë gazi i botës pasi ishte i droguar" mësohet të jetë shprehur mes të tjerash e moshuara në sallën e gjyqit.Por gjykata e Lushnjes nuk mori parasysh asnjë nga rrethanat e vrasjes dhe moshën e moshuarës,  duke caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” dhe duke ia kaluar çështjen kështu Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku e moshuara do të përballet me akuzën "vrasje në rrethana cilësuese".[caption id="attachment_481242" align="alignnone" width="640"]nena qe vrau djalin2 (Në foto: Hatixhe Ahmetaj, teksa hynte në gjykatë)[/caption]