Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vijon vizitën në Zvicër

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vijon vizitën në Zvicër. Ai është pritur nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Zvicrës zYves RossierMeta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Zvicrës e cila vazhdon të ofrohet përmes strategjisë 2014-2017 të Bashkepunimit Zviceran në fusha të ndryshme, duke theksuar se ekspertiza dhe asistenca zvicerane në zhvillimin socio-ekonomik të Shqiperisë është një kontribut i vyer për të gjithë shqiptarët.Sekretari i Shtetit Rossier u shpreh se Zvicra i kushton rëndësi të veçantë zhvillimeve të gjithanshme demokratike dhe ekonomike në Shqipëri dhe në rajonin e Evropës Juglindore dhe në këtë drejtim Bashkëpunimi Zviceran do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe asistencë.Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, Sekretari i Shtetit shprehu vlëresimin për peshën e Shqipërisë dhe rolin kontruktiv që vendi ynë luan në rajon përmes konsolidimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.