Gjirokastër, cigaret e nxënësve i vënë flakën klasës
Cigare që mund të jenë pirë fshehurazi nga nxënësit dyshohet se kanë shkaktuar flakët në një klasë të Shkollës së Mesme industriale të qytetit të Gjirokastrës.Zjarri përfshiu bankat pas orës 15:30 ndërsa nxënësit kishin përfunduar procesin mësimore.Gjirokaster- Është përfshirë nga flakët një prej klasave të shkollës së mesme industriale "Thima Papapano" në Gjirokastër.Zjarri i rënë në një prej klasave të katit të tretë ka shkrumbuar bankat, dollapet dhe derën e klasës.Ndërsa në shkollë nuk ka patur nxënës dhe as staf pedagogjik. Pasi kanë mësuar ngjarjen, zjarrëfikësit kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe mos përhapjen e tyre në të gjithë godinën.Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen me saktësi, por dyshohet të jenë shkaktuar nga bishtat e cigareve që nxënësit mund të kenë konsumuar fshehurazi në ambjentet e shkollës./Oranews.tv/