Fieri pas 20 vitesh me muze historik, do ekspozohet bastuni i Ali Pashës

Pas më shumë se 20 vitesh qyteti i Fierit do të ketë muzeun e tij historik.Prej disa javësh ka filluar rikonstruksioni i pavioneve dhe fasadës së godinës, fal donacioneve të qytetarëve që arrijnë shumë 100 mln lekë të vjetra.Në muzeun e ri do të ekspozohen për herë të parë bastuni i Ali Pashë Tepelenës, dhe Shpata e Vrionasve.Fieri ka pasur muze historik por që ndër vite janë transferuar në disa godina nga viti 1969 u zhvendos në një godinë tjetër në vitin 1978 , godinë e cila u nis në ndërtim me destinacion lavanteri dhe gjatë përfundimit të dërtimit u kthye në muze historik.Godina e rikonstruktuar do të ketë pamje klasike me tre bazoreliev, me simbolet e e Apolonisë, Stemën e Muzakajve dhe një i tretë ende i papërcaktuar. Muzeu pritet të hapet më 9 Maj, ditën e koalicionit botëror antifashist.[caption id="attachment_481224" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Bastuni i Ali Pashë Tepelenës Në foto: Bastuni i Ali Pashë Tepelenës[/caption]/Oranews.tv/