Kodheli: S'kandidoj për Tiranën. "Unfair" sulmi i Berishës ndaj meje

Ndihet mirë me kostumin dhe detyrën e ministres së Mbrojtjes prandaj nuk do ta ndërronte as me postin e kryetares së bashkisë së Tiranës.“Qetësohuni nuk jam unë" na thotë. Aq më tepër ka një parim dhe e thotë me bindje zonja Mimi Kodheli: "Nuk kthehem prapa në punët që kam bërë. E kam mbyllur kapitullin me Bashkinë e Tiranës kur vendosa të jap dorëheqjen si nënkryetare dhe të kandidoj në zgjedhjet për Kuvend përballë Bamir Topit”Ndihet mirë dhe në zyrën e re në ministrinë e Mbrojtjes, pranë Shkollës së Bashkuar, të arreduar thjesht dhe me shije ku është vendosur një javë më parë dhe miqtë e parë ishim ne, pikërisht gazetarët online për ti lënë pas vendin ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.Mes një bisede të ngrohtë prezantimi me përfaqësues të faqeve online, si Ora News, Balkanëeb, Vision plus, ministrja kujton se ka dhënë shumë për qytetin e Tiranës kur ishte në postin e nënkryetares së bashkisë.Ndërsa sot, nuk mund të fshehë rezervat, që ka për punën që ka bërë kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.“Puna e bashkisë është punë që e shohin dhe ndeshen përditë qytetarët. Mjafton të shohësh pusetat e hapura në Tiranë” tregon ministrja duke lënë të kuptojë se në krye të kryeqytetit duhet një njeri që të punojë fort.Nuk mund të shmanget as ngacimeve që i bëjmë për raportin e saj me Sali Berishën.Shpreh hapur zhgënjimin për ‘betejën politike” që Sali Berisha ka zgjedhur të bëjë ndaj saj.E quan “unfair” mënyrën si e sulmon politikisht Sali Berisha me të cilin njohja ka qenë shumë kohë para se të hynte në politikë, atëherë kur të dy familjet, Kodheli dhe Berisha ishin fqinj në një lagje.Atëherë Sali Berisha një doktor i thjeshtë hynte e dilte në shtëpinë e saj “një ditë po dhe një ditë jo”Na kujton diskutimet e zjarrta që bëheshin në shtëpinë e saj, kur babai Pjerin Vata, dikur drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe disa personalitete të tjera ishin të angazhuar të studionin projektin e Perestroika-s kalimin e butë të tranzicionit. Atëherë Sali Berisha dikur vetëm një doktor i thjeshtë ishte prezent në këto diskutime.“Të thuash për mua që e kam fytyrën të pudrosur me drogë? Po kjo nuk ka ku të shkojë.Sali Berisha ka ngrënë bukë në shtëpinë time. E di më mirë se kushdo tjetër aty se kush jam unë, vajza e kujt jam dhe çfarë bëj. Prandaj e gjitha është ‘unfair” na thotë.Madje na tregon se kishte qenë Sali Berisha i pari dhe më pas Fatos Nano që i kishin kërkuar që ajo të angazhohej politikisht, por s’kishte pranuar.“Më bindi Edi Rama” thotë duke shtuar se përballë kryetarit të PS-së dhe kryeministrit ka karakter të fortë edhe për ta kundërshtuar atëherë kur nuk bie dakord.Ka shumë gjëra që do donte të ishin ndryshe në politikë, sidomos “mënyra e të bërit politikë nga opozita”Është dakord me dekriminilazimin e kuvendit pasi është e bindur se niveli i përfaqësuesve të popullit në Kuvend sot nuk është ai që meritojnë shqiptarëtSot në karrigen e Ministres së Mbrojtjes ndihet mirë dhe shprehet e vendosur se do i shkojë në fund dhe me seriozitet detyrës për moderinizimin e ushtrisë si pjesë e Aleancës së NATO-s.Takimi i ngrohtë do të kishte vijuar më shumë nëse një prej këshilltarëve të saj informoi se kishte ardhur ministri i Drejtësisë për të diskutuar për një projekt të përbashkët për ndërtimin e një burgu të ri.  "Kjo tregon se koalcioni qeverisës funksionon shumë mirë” na thotë ne gazetarëve,  duke qeshur, teksa na përcjell./Oranews.tv/