As PE s’pajton dot PS-PD, Mecovey: Asnjë kandidat me rekorde kriminale
Si shpesh herë ka ndodhur Komiteti i Stabilizim Asocimit i ka mbyllur punimet pa arritur në një deklaratë të përbashkët midis PS dhe PD. Në konferencën përmbyllëse shefja e delegacionit për Shqipërinë në Parlamentin Europian i bëri një apel të qartë politikës shqiptare për të mos përfshirë në lista asnjë kandidat me rekorde kriminale. Gjithashtu kërkoi hetim të paanshëm për akuzat që janë adresuar së fundmi nga parlamentarët shqiptarë, duke iu referuar dhe çështjes Doshi. Tre muaj pasi i bindi palët në Shqipëri të arrinin një marrëveshje të përbashkët, PE lëshon një tjetër thirrje të fortë ndaj klasës politike:Të përjashtojnë çdo kandidat me rekorde kriminale, jo vetëm në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, por në ccdo process elektoral.Me një ton nga lutës, thirrjen e lëshoi shefja e delegacionit për Shqipërinë në PE, Monica Macoivei, në përfundim të takimit dyditor parlamentar BE-Shqipëri, që u përmbyll, edhe një herë pa një deklaratë të përbashkët të opozitë e mazhorancësMonica Macoivei, shefja e delegacionit për Shqipërinë në PE: "Ne apelojmë partitë politike të mos vënë në listat e qershorit kandidatë me rekorde kriminale, sigurisht edhe për zgjedhjet e tjera.Të inkriminuarit duhet të largohen edhe nga administrate, policia. Të gjitha fushat e jetës duhet të jenë të pastra.Së dyti, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm për akuzat që janë adresuar së fundmi nga parlamentarët shqiptarë. Gjyqësori duhet të punojë në mënyrë të paanshme, edhe pse e dimë se kjo është e vështirë"Dy bashkëdrejtuesit e komitetit të stabilizimi asoccimit BE -Shqipëri, Monica Macoivei dhe Taulant Balla, lexuan një deklaratë të përbashkët, që nuk mbante firmën e opozitës, lidhur me angazhimin e politikës shqiptare, për realizmin e reformave në rrugën drejt anëtarësimit në BE.Por edhe pse për përparimin në unionin, klasa politike, nuk përmbushi elementin thelbësor, dialogun politik, qeveria shqiptare u shpreh optimiste për afrimin drej unionin, pasi Taulant Balla, dha për herë të parë një afat për çeljen e negociatave për anëtarësimTaulant Balla: "Ecuria e mirë e procesit të reformave të marrë vlerësiminin pse jo në vjeshtë apo brenda fundvitit 2015, me hapjen e procesit të negociatave për anëtarësim"E konsiderojmë dhënien e statusit kandidat si njohje të hapave dhe reformave të ndërmarra. Shprehim mbështetjen e plotë për anëtarësim të BE si e vetmja alternativë për të ardhen e vendit. Mbështesim marrëveshjen ndërpartiake të 24 dhjetorit. Presim që të gjitha palët ti përmbahen angazhimeve të marra, duke nënvizuar rëndësine e dialogut dhe konsensusit politik sic parashikohet në marrëveshje si dhe nevojës për bashkëpunim të qëndrueshëm për zhvillimin e reformave për integrimin në BE.Por sa të mundur e sheh PE këtë objektiv?Monica Macoivei: "Nëse vendi përmbush kriteret, është e mundur. Mund të duhen 3 ose 45 vjet për anëtrësimm, por le të plotësohen reformat, dhe pasatja mund të ketë një vendim politik. Por gjerat duhet të shihen me fakte, ne terren, jo në letër".Edhe pse porosia e Macoivei ishte që politika të rrëmbente këtë shans për dialog, pasi vendi ndodhet në një moment historik, sërish nuk pati dakordësi në deklaratë. Arsyet, i sqaroi deputeti Aldo BumçiAldo Bumçi:" Akuza është me emër, është për Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe ne kërkonim të përfshihej Kryetari i Kuvendit. Pra hetimi i akuzave kriminale që përfshin Kryetarin e Kuvendit, të bëhet në mënyrë të besueshme pa ndikime, pa presion nga ana e qeverisë. Shumica nuk ishte dakort që te përfshihej Kryetari i Kuvendit dhe donin të linin një term të përgjithshëm, Deputetët e Kuvendit, por kjo është e padrejtë, e pandershme, çlidhje kanë 140 deputetët e tjerë me këtë akuzë.