Korruspioni në Itali, katër të arrestuar, 51 nën hetim

Policia italiane ka arrestuar katër persona dhe ka nën hetim 51 të tjerë për korrupsion në tenderat publikë, përfshirë edhe ndërtimin e një linje trenash ekspres, për të cilën janë  hedhur miliarda euro.Ngjarja ndodh në Firenze, ku  dy prej të arrestuarve janë në arrest shtëpiak dhe dy në burg për rryshfet.  Në një konferencë për shtyp, kreu i operacioneve speciale Mario Parente tha se bëhet fjalë për 25 miliardë euro.Një prej të arrestuarve është Ercole Incalza, i cili deri në fund të 2014 ka  mbajtur një post të lartë në departamentin e punëve publike e  Transportit në Ministrinë e Infrastrukturës.Gjithashtu Incalza ka shërbyer në disa qeveri, jo vetëm me kabinetin Renzi. Sipas urdhër arrestit, hetuesit zbuluan njërin prej të arrestuarve i kishte siguruar një kontratë pune djalit të Ministrit të Transportit Maurizio Lupi, i cili  hodhi poshtë akuzën.Hetimet për korrupsion të lartë nisën  pas  dyshimeve mbi kontratat për ndërtimin e linjës hekurudhore  TAV pranë Firences."Ne besojmë se ka prova të forta  fajësie në këtë skandal, tha prokurori i  Firences Giuseppe Creazzo. Korrupsioni kronik vazhdon të shkatërrojë biznesin italian dhe politikën gjithashtu  megjithë premtimet e kryeministrit Matteo Renzi-së për të luftuar fenomenin. Koincidencë ironike e faktit që korrupsioni ka mbërthyer qytetin të cilit Rezni i ka shërbyer si kryetar bashkie"Italia renditet në vendin e 69 në listën e vendeve të korruptuara sipas  agjencisë Transparency International.