Mark Frroku: Akuzat ndaj meje janë monstruoze, distancohem

Pas akuzave, se deputeti Mark Frroku ka fshehur një person i cili ka qenë i kërkuar për trafik drogë, ka reaguar deputeti Kristiandemokrat duke u distancuar dhe duke i quajtur si akuza monstruoze që bëhen ndaj tij dhe forcës politike që ai drejton,Në një deklaratë për mediat Mark Frroku thotë se këto akuza janë të pavërteta dhe skenare ndaj figurës së tij si politikan.Frroku shprehet se nuk e ka përdorur asnjëherë imunitetin e deputetit për veprimtari kriminale. Ai thotë po ashtu se nuk i është shmanguar asnjëherë drejtësisë, por përkundrazi ka dëshmuar duke vepruar me standarde krejt të kundërta nga ata që e akuzojnë,Mark Frroku: I nxitur nga disa informacione tërësisht të pavërteta që kanë dalë në disa media dhe akuzat politike në vijim, të cilat i konsideroj si pjesë e skenarëve dhe përbaltjes ndaj meje si deputet dhe politikan, dua që të sqaroj opinionin publik, zgjedhësit e mi, mbështetësit dhe miqtë e Partisë Kristian Demokrate, si më poshtë:Përpara se të jem një zyrtar me imunitet, unë jam qytetar dhe, konform ligjit, kam respektuar çdo kërkesë që kanë pasur në adresën time forcat ligjzbatuese për verifikim apo ndalim, sa herë që ka qenë e nevojshme.Po ashtu, nuk kam përdorur kurrë imunitetin për ti dhënë ndihmë asnjë personi që është i përfshirë në aktivitete kriminale, apo që ka qenë në listën e personave të kërkuar nga drejtësia.Unë e kam dëshmuar më se një herë se nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, duke vepruar me standarde krejt të tjera nga ato të akuzatorëve të mi.Refuzoj me neveri çdo akuzë që bëhet ndaj meje për përfshirje në aktivitete kriminale dhe dua të sqaroj se të gjitha sipërmarrjet që kam ndërtuar bashkë me familjen time me sakrifica të mëdha, prej shumë vitesh, kryejnë aktivitetin e tyre konform ligjeve në Republikën e Shqipërisë. Këtu gjendet morali, fuqia por edhe dinjiteti im.Unë jam distancuar nga këto akuza monstruoze të cilat bëhen në këtë periudhë kur forca politike që unë drejtoj, e cila pritet të garojë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, është më e motivuar se asnjëherë tjetër për të arritur objektivat e veta.Deklarata e plote e Mark Frrokutfrroku