Plazhi i Durrësit këtë vit më pak i ndotur, nis trajtimi i ujrave të zeza
Këtë vit, plazhi i Durrësit do të jetë më pak i ndotur pas nisjes së trajtimit të ujërave të zeza të zonës turistike nga "Plepat në vazhdim drejt Durrësit".Investimi 11.5 mln euro me fonde të Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare që perfshiu edhe ndërtimin e magjistralit kryesor të ujërave të zeza, pritet te eliminoje derdhjen e ujërave te ndotura në det apo në blloqet e banimit.Olsi Graceni, drejtor i Impiantit të Përpunimit të Ujërave të Zeza tha se aktualisht në funksion janë 9 stacione pompimi që bëjnë të mundur kalimin e ujit në impiant.Impianti përpunon rreth 30 mijë metra kub ujëra të ndotura në 24 orë dhe në saj të proceseve dhe funksionimit të pajisjeve te instaluara.I parashikuar t'i shërbejë një popullate prej 250 mijë banorësh, është lënë mundësia e zgjerimit të tij në perspektivë, në përputhje me zhvillimet urbane të Durrësit dhe zonave përreth./Oranews.tv/